Një ditë para mbajtjes së protestës së radhës, kryedemokrati Sali Berisha ishte hermetik për të treguar detaje nga skenari i saj.Në një dalje për mediat, Berisha tha se “i gjithë skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore”.Kryedemokrati Sali Berisha e vlerësoi si në një linjë me qëndrimet e tij apelin e bërë në Tiranë nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, se protestat e opozitës nuk duhet të jenë të dhunshme.“Në linjë të plotë me Sali Berishën: kryengritje paqësore. Thirrja jonë është për protestë paqësore.”I pyetur lidhur me mundësinë që në protesta të përfshihen edhe veprime të dhunshme, Berisha pranoi se mund të ketë individë të dëshpëruar që kryejnë akte të tilla, por theksoi se thirrja zyrtare mbetet për një manifestim paqësor dhe të organizuar.
Berisha ftoi qytetarët të dalin nesër në orën 18:00 në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një akt guximi epik për të mbrojtur qytetarët, pasuritë dhe të ardhmen e tyre.


















