Opozita shqiptare/ Rilindja kërkon t’i emërojë opozitës përfaqësuesin e saj, e papranueshme të mohosh komisionet hetimore për aferat

67
Sigal

Të martën u zhvillua takimi i katërt së bashku i deputetët të rithemelimit dhe grupit të deputetëve të Gazment Bardhit. Edhe në këtë takim diskutimet do të përqëndroheshin tek qëndrimet mbi ndryshimet e fundit ligjore në seancën e ardhshme plenare. Pas mbledhjes Sali Berisha tha për gazetarët se kryeministri Edi Rama po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare ndaj pluralizmit pasi kërkon t’i emërojë opozitës përfaqësuesin e saj, siç e cilësoi Berisha. “Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën, të cilën me urdhër të Edi Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, ai nuk ka pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën jashtëzakonisht shqetësuese në Kosovë, të krijuar nga Beogradi dhe padyshim. Nga ana tjetër ka dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit, po përgatitet për të marrë votat që ti emërojë opozitës përfaqësuesit e saj. Opozita është e vendosur të qëndrojë në mbrojte të të gjithë atyre. Në mbledhje u diskutua dhe çështjet e rendit e ditës. Ishte një mbledhje shumë e frytshme. Ne kemi tani në dorë raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili kësaj herë si kurrë ndonjëherë më parë, si pikë të parë ka ndëshkimin e dhunimit masiv të zgjedhjeve, por ka dhe rekomandimet. Kemi specialistët më të mirë në këtë fushë, natyrisht kjo nuk i pëlqen Edi Ramës. Nuk jam që të bojkotohet parlamenti, duhet të vazhdojë betejën e gjithanshme” – tha ndër të tjera Berisha për gazetarët pas përfundmit të mbledhjes.