Opozita: Miratimi i minimumit jetik 200 euro emergjencë kombëtare

11
Sigal

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka reaguar ndaj gjendjes së mjerueshme ekonomike të pjesës më të madhe të shqiptarëve. Në postimin e tij në Facebook, Teliti i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të miratojë propozimin e opozitës për vendosjen e minimumit jetik, prej 200 euro.“Sot më shumë se gjysma e popullsisë (pensionistë, familje me ndihmë ekonomike dhe aftësi të kufizuar) jeton në mjerim, stres dhe fatkeqësisht shpeshherë me aq pak para në xhepin e tyre sa mund të konsumojnë edhe vetëm një vakt ushqim në ditë. Sot më shumë se gjysma e popullsisë nuk ka mundësinë të blejë ilaçet cilësore që i nevojiten, por ato më të lirat. Ilaçet e rimbursueshme shpeshherë nuk janë as cilësore dhe për më tepër nuk jepen sipas diagnozës së pacientit. Sot më shumë se gjysma e popullsisë nuk e dinë çdo të thotë të shkosh në dyqan e të blesh një rrobë apo një palë këpucë të reja. Sot të vetmit që u qesh buza janë këpucarët dhe ata që shesin rroba të përdorura…të vetmet vende ku shikon rradhë të gjata me njerëz në dukje qartësisht të trishtuar”, shkruan Teliti. Sipas tij që prej qershorit 2023, PD ka prezantuar zgjidhjen konkrete, duke kërkuar nga Parlamenti miratimin një orë e më parë të propozimit tonë mbi minimumit jetik, duke ndërmarrë kështu një hap sa të rëndësishëm po aq edhe kurajoz që shkon tërësisht në të mirë të shqiptarëve me të ardhura të ulta dhe mbështetjes së konsumit dhe ekonomisë në tërësi. Miratimi i minimumit jetik është detyrim i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.