Kërpaci: Maskat e skaduara vënë në rrezik mjekët, papagajtë e partisë bëjnë moralistin

421
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaci, në një postim në Facebook ka reaguar në lidhje me gjendjen alarmante të Koronavirusit në Shqipëri.

Kërpaci shkruan për maskat e skaduara ku shprehet se drejtësia duhet të veprojë përballë aktit kriminal që ka vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe qytetarëve.

Postimi i plotë i Kërpacit:

1.2 milionë maska kanë vënë në rrezik mjekët tanë dhe këta nxjerrin papagajtë e partisë të bëjnë moralistin.
Bëjnë edhe veprime kriminale ditën, e të qajnë natën.

Përgjegjësit e 1.2 milionë maskave të skaduara nuk duhet ti shpëtojnë drejtësisë, të ligjit dhe popullit, pavarësisht lojërave të sulmit të kryeaktorit dhe papagallit të tij ndaj opozitës për faktet e zbuluara.

Drejtësia të veprojë përballë këtij akti kriminal që ka vënë në rrezik jetën e mjekëve dhe qytetarëve!

Kjo situatë kërkon organizim, angazhim dhe përgjegjësi!
Shëndeti i çdo qytetari është prioriteti kryesor!