Opozita e Bashkuar/ Mosbindja Civile është detyrë e shenjtë për shqiptarët, kur shteti bëhet i paligjshëm dhe i korruptuar

320
Sigal

Opozita e Bashkuar në mbështetje protestave mbarëkombëtare

Mosbindja civile, detyrë e shenjtë, kur shteti bëhet i korruptuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke cituar politikanin e madh Indian, Mahatma Gandhi, shkruan se mosbindjea civile është një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. ‘Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij. Mahatma Gandhi’.

Basha takohet me ambasadorët e vendeve të BE: Opozita mund të braktisë bisedimet për Reformën Zgjedhore

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka lënë të kuptohet se opozita mund të braktisë bisedimet për Reformën Zgjedhore. Pas një takimi me ambasadorët e vendeve të BE-së në Shqipëri, Basha tha se opozita nuk mund të jetë fasadë e shumicës socialiste për reformën zgjedhore. Duke iu referuar shembjes së Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjit, shumica socialiste po tregon se se nuk ka vullnet as për reforma dhe as për të çuar vendin përpara: “Kemi bërë të qartë që opozita nuk mund të jetë fasadë dhe përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është e PS-së, fasadë nuk mund të jemi. Kjo nuk varet nga ne, rikthimi në Këshillin Politik. Vullneti nuk shprehet me fjalë, por me veprat, veprat e mazhorancës tregojnë që nuk ka vullnet.” Përfaqësuesit e opozitës, Bylykbashi dhe Vasili bojkotuan takimin e 18 majit për reformën.

Kjo qeveri po pengon integrimin dhe po rrënon ekonominë

Kryetari i Opozitës Lulzim Basha u takua dje me ambasadorë të vendeve të BE-së. Kryetari i PD-së Basha deklaroi, pas këtij takimi se “Me ambasadorët ndava dy shqetësime kryesore se kjo qeveri po pengon integrimin dhe po rrënon ekonominë. Është e domosdoshme të farkëtojmë një plan afatmesëm dhe afatgjatë masash me BE për të mbështetur ekonominë e familjeve shqiptare. Në vend të plotësimit të 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe nxjerrjen e vendit nga kriza, Shqipëria po bën hapa mbrapa. Për shkak të Edi Ramës kriza po thellohet, Shqipëria po largohet edhe më shumë nga Europa.  Bëmë të qartë që ne e kemi imperativë zgjidhjen e krizës përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një orë e më parë ta çlirojmë vendin nga kjo zgjedhë, që ka ardhur si rezultat i zgjedhjeve të vjedhura nga krimi, nga oligarkët dhe nga ky pushtet. Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Përshëndes konsensusin e gjerë që po krijohet se shpëtimi i Shqipërisë vjen vetëm duke e larguar këtë keqbërësin Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë. Pak rëndësi ka, nëse kjo vjen nga goja e një artisti, e një profesori apo e një opozitari.