Opozita do marrë pjesë në takimin e OSBE për reformën zgjedhore, vendimi në mbledhjen e Bashës me aleatët

404
Sigal

Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë pranuar ftesën e OSBE-së për tryezën e thirrur nga kjo e fundit për reformën zgjedhore.

Opozita do të përfaqësohet në këtë tryezë në nivel ekspertësh.

Vendimi u mor në mledhjen që Partia Demokratike zhvilloi sot me aleatët në selinë blu.

OSBE do të mbajë nesër konferencën për reformën zgjedhore me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.

Në draft-axhendën e saj, takimi do të nisë me një fjalë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, për t’u pasuar më tej me fjalimet e dy bashkëkryetarëve e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.