Frozen 2, më i realizuar se filmi i parë

621
Sigal

Fill pas publikimit disa orë më parë, traileri i “Frozen 2” u kthye në videon #1 në Trending në YouTube, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë. Në videon prezantuese, Elsa (Idina Menzel) dhe Anna (Kristen Bell) janë në një mision për të zbuluar misterin e fuqive të Elsa-s dhe për të shpëtuar shtëpinë e tyre nga një tjetër kërcënim.

“Pse Elsa lindi me fuqi magjike? Përgjigjja po e thërret dhe po kërcënon mbretërinë e saj,” shkruhet në postimin zyrtar të Disney-t. Ndryshe nga ç’jemi mësuar përgjithësisht nga filmat e animuar dhe nga pjesa e parë e “Frozen”, seria e dytë është shumë më dramatike dhe ngjason me një film aksion. Këto janë elemente që njerëzit në Twitter po i vlerësojnë së tepërmi. Një pjesë e tyre e krahason protagonisten me Daenerys Targaryen nga “Game of Thrones”.

“Frozen 2: sekrete të errëta, e shkuar misterioze, mbretëria është në rrezik, Elsa ecën në zjarr!!” shkruan dikush. “E thashë dhe do ta them sërish, Frozen 2 duket 10 herë më mirë se pjesa e parë, sepse është shumë më tepër se një film me princesha. Ka shumë aksion,” lexohet në një tjetër koment.