“Frika nga tërmeti”/ Ja video që po bën xhiron e rrjetit, aktori i njohur vrapon në aeroport me mbathje

542
Sigal

Ditët e fundit qytetarët e Tiranës dhe Durësit, por jo vetëm, janë tronditur nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Gjatë lëkundjeve të forta që ndodhën, të gjithë u frikësuan dhe vrapuan sa më parë për të dalë nga shtëpitë, puna apo lokalet.
Si një dukuri që nuk të paralajmëron shumë vrapuan ashtu siç ndodheshin në shtëpi, me peshqir, të brendshme apo edhe me pizhama. Por një situatë e tillë me nota humori është publikuar edhe në instagram edhe nga aktori i njohur Ermal Mamaqi.

Në video shihet Julian Deda, cili shfaqet mes aeroportit vetëm me mbathje duke vrapuar prej ‘frikës nga tërmeti’.

Të gjithë udhëtarët surprizohen edhe qeshin nga ky veprim i aktorit shkodran.