OHDIR zbarkon në Tiranë/ Zgjedhjet e kontestuara të 25 prillit në fokusin e takimeve të delëgacionit me Gjiknurin, Kryemadhin dhe Bashën

211
Sigal

OHDIR zbarkon në Tiranë

Sërish zgjedhjet e 25 prillit ishin në fokus të diskutimeve mes delegacionit të OHDIR, i cili zhvilloi takime me përfaqësuesit kryesorë të partive në vend. Në fakt këto takime janë në vazhdën e shumë të tjerave të ngjashme, sepse edhe problematika e zgjedhjeve është gjithnjë “ tejet e nxehtë”. Janë probleme  që janë mbartur që në zgjedhjet e 2013, 2017, dhe të fundit këto të 2021. Zgjedhje që kanë patur shumë kontestime për mënyrën se si u zhvilluan, gjë që e kanë vënë në dukje edhe delegacionet e OHDIR-it që kanë moritoruar nga  afër këtë proces. Ata u takuan me Damian Gjiknurin, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, po ashtu ata kryen takime edhe me  Monika Kryemadhin, Kryetare e LSI, dhe me Lulzim Bashën, kryetarin e PD. Në përfundim fokusi i gjithë  diskutimit ishte raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet, me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë  edhe nevojën  për depolitizimin e administratës zgjedhore.