Paradoksi: Tenderi për pajisjet mjeksore 820 mijë euro, mirëmbajtja e tyre 5.5 milion euro

343
Sigal

Marrëzia në shëndetsinë shqiptare nuk njeh kufi. QSUT për mirëmbajtjen e 820 mijë euro pajisje të blera, do të shpenzojë 1.3 milion euro mirëmbajtje ccdo vit dhe për 4 vite shuma kap shifrën e 5.5 milion euro. Vetëm me koston e mirëmbajtjes së 1 viti, mund të ishin blerë nga e para të gjitha pajisjet e reja. SPAK,  të nisi  hetimet për të zbardhur të  vërtetën e këtij prokurimi  dhe të ccojë para drejtësisë hartuesit e dokumentave të tenderit, komisionin dhe kreun e entit prokurues të QSUT-së

Tenderi i 5.5 milionë Euro i mirëmbajtjes së aparaturave

 Pra për mirëmbajtjen e 820 mijë euro pajisje do harxhohen 1.3 milion euro mirëmbajtje çdo vit, dhe për 4 vite 5.5 milion euro?!

Ndërkohë që sipas rekomandimeve të KLSH-së, në dy vitet e para mirëmbajtja bëhet me 7% të vlerës dhe pastaj me 8% të vlerës. Pra mirëmbajtja do të ishte jo më shumë se 250 mijë Euro. Po t’i shtojmë kësaj edhe menaxhimin prej 100 mijë Euro, gjithçka mirëmbahet me 350 mijë Euro së bashku me menaxhim, nëse do ta merrte një kompani shqiptare dhe jo 1.3 milion euro sa është planifikuar nga enti prokurues.

 

U bë më shumë se 3 javë që QSUT dhe enti i prokurimit të Jotit ka bllokuar tenderin, megjithëse KPP e ka thënë fjalën e saj. Pas përgjigjeve të ankesave të paraqitura nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, në lidhje me tenderin 5.5 milionë Euro në Q.S.U “Nënë Tereza”, kreu i entit prokurues, Enkelejd Joti nuk kthen përgjigje dhe të hapë dritën jeshile për zhvillimin e tenderit. Burime brenda Q.S.U “Nënë Tereza” thonë se  firmës austriake i është dërguar nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Shqipëri kërkesën se si mund të rregullohen  specifikimet e tenderit duke ruajtur nën hapësirat që ka lënë K.P.P me direktivat e saj. Ky mund të jetë shkaku që asgjë nuk lëviz brenda komisionit të përgatitjes së dokumenteve pasi deri më tani ky komision ka bërë rolin e “YES-MAN” për gjithçka që i ka vënë mbi tavolinë kreu i entit. Sipas disa burimeve që nuk duan që të konfirmohen, zelli i Jotit ka rënë. Ai do që të bëjë çmos që të anulojë tenderin pasi “fitorja e paracaktuar” e firmës austriake është pothuajse e parealizueshme për disa arsye :

1) E para, sepse firma austriake çuditërisht deklaron kosto shumë të larta.

2) Ky tender ishte menduar që të mos kishte pjesëmarrës dhe të merrej me fondin maksimal.

Çdo gjë është kalkuluar ndryshe  dhe doli ndryshe megjithë përpjekjet e K.P.P-së për t’i dhënë  sadopak dorë të lirë Jotit.  Madje thuhet që edhe firmat e preferuara, që marrin buxhetin kryesor në shëndetësi ishin udhëzuar që të hapnin krahun dhe të mos ndiheshin për këtë tender. Por, për të marrë tenderin austriakët nuk duan ndihmë të vogël, por dokumente një pjesë e së cilave bien në kundërshtim me ligjin si dhe skualifikim i konkurrencës gjë që është e pamundur në një vend ku lufta kundër korrupsionit është kryefjala e radhës. Kjo e bën shumë të ngatërruar çështjen. Kush është organizatori i tenderit 5.5 milionë Euro që mobilizoi shëndetësinë shqiptare? Ndryshe nga tenderat e tjerë, ku lojtarë ka qenë ose  Q.S.U “Nënë Tereza” me tre klientët e saj të preferuar ose Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me klientët e saj, në këtë tender vërehet që ka një ndërthurje midis Q.S.U “Nënë Tereza” dhe MSHMS.

Shifra prej 820.000 Euro e aparaturave është skandaloze për t’u mirëmbajtur me një shumë prej 5.5 milionë Euro për 4 vjet. Pra për mirëmbajtjen e 820 mijë euro pajisje do harxhohen 1.3 milion euro mirëmbajtje çdo vit, dhe për 4 vite 5.5 milion euro?! . Kjo ndodh, sepse në bazë të rekomandimeve të K.L.SH-së, mirëmbajtja me dy vitet e para bëhet me 7% të vlerës dhe pastaj me 8%. Mirëmbajtja do të ishte jo më shumë se 250 mijë Euro. Po t’i shtojmë kësaj edhe menaxhimin prej 100 mijë Euro, gjithçka mirëmbahet me 350 mijë Euro së bashku me menaxhim.

Kjo vërehet edhe nga fakti që Ministri Manastirliu i dërgoi pranë QSUT-ës, dy punonjëset e ministrisë që kanë përvojë në tendera, në mënyrë që Drejtorit Joti të mos i dështonte tenderi, ashtu siç ndodhi 2 herët e para. Deri pa u bërë publik skandali, Manastirliu dhe Joti  këshillonin stafin përkatës që të ishin të shpejtë në veprime  dhe të mos diskutoheshin gjërat që ishin vënë mbi tavolinë për miratim. Kaq e vërtetë ishte kjo sa dokumentet e tenderit u dërguan për shpallje pa u marrë miratimi nga A.P.P dhe të firmoseshin nga Njësia e Hartimit të Dokumenteve të Tenderit, proces ky që u bë më vonë dhe  njerëzit u thërritën një e nga një që të firmosnin. Gjithçka bëhej nën logon që këtë tender na e kërkojnë me ngulm nga lart. Në fillim askush nuk e besonte dhe çdo kush pëshpëriste që kjo është një mënyrë standarde për të justifikuar ndërhyrjen dhe për të nxitur më tepër kokat e turkut që hartonin dokumentet. Por, burime që nuk duan që të konfirmohen thonë që në korridore flitet që ky tender qenka “porosi e Kancelarit” dhe niveli më i lartë i shtetit e kërkon si qoka për të! Mendohet që ky gentlemen agreement qenka bërë në kohën e pandemisë dhe si dhuratë nga Austria na erdhën vaksinat e para Pfizer në mënyrë enigmatike që gjoja erdhën nga një vend sekret i BE që gjoja nuk tregohet për arsye se mërziteshin shtetet e tjera. E shtyrë nga shumë elemente të dyshimta të tenderit të mirëmbajtjes, redaksia jonë investigoi rreth përmbajtjes së këtij tenderi. Pika e parë e dyshimtë është fakti se si ka dalë shifra prej 5.5 milionë Euro kur nuk iu është kërkuar as firmave lokale dhe as kompanive të huaja asnjë kërkesë oferte, ashtu siç Q.S.U “Nënë Tereza” ka bërë rëndom edhe për tendera për 10 mijë lekë të rinj.

Përse ky tender fillon me shkelje procedure ? Shumë shpejt, megjithëse çdo dokument mbahej i blinduar nga Joti, e vërteta u mor vesh. Në listën prej 580 artikujsh, shumica dërmuese e pajisjeve ishin të reja: kishin ardhur në kuadrin e luftës kundër COVID-19. Redaksia jonë siguroi listën e aparaturave dhe shumën e çmimeve të ç’doganimeve dhe për aparatet e ardhura më parë u mor çmimi i tregut. Si përfundim, shifrat që dolën janë skandaloze në krahasim me ato që ka përllogaritur enti prokurues i QSUT. Pra për aparaturat dhe pajisiet që kushtojnë 820.000 euro, taksapaguesit shqiptar duhet të paguajnë për t’i mirëmbajtur një shumë prej 5.5 milionë Euro për katër vjet. Me këtë shumë mirëmbajtjeje do ishin blerë për çdo vit pajisje të reja për 5 vjet rresht.

Kjo ndodh sepse në bazë të rekomandimeve të K.L.SH-së, mirëmbajtja  me dy vitet e para bëhet me 7% të vlerës dhe pastaj me 8%. Pra vlera totale që do t’i kërkohej firmave shqiptare për këtë mirëmbajtje do të ishte jo më shumë se 250 mijë Euro. Po t’i shtojmë kësaj edhe softëare e menaxhimit prej 100 mijë Euro, shifra del qesharake. Gjithçka mirëmbahet me 350 mijë Euro së bashku me menaxhim. Për ata që nuk besojnë, është i ftuar që të hapë dhe të shohë kontratat që bën Zoti Joti me firmat shqiptare. Sido që të jetë, pavarësisht justifikimit që duan të bëjnë gjoja me zotin Kurtz, thela është e majme dhe ka për të gjithë. Pikërisht kjo e ka shtuar edhe zellin e Jotit  që ta bënte këtë tender urgjentisht. SPAK duhet të nisi menjiherë hetimet për të zbardhur të vërtetësinë e këtij prokurimi dhe nëse ky abuzim është i vërtetë në këto përmasa , hartuesit dhe prokuruesit të mbajnë përgjegjsinë e plotë ligjore.