ODHIR: Shqetësuese kërcënimet dhe ‘makinacionet’ e pushtetit në zgjedhje

Raporti i vëzhguesve të misionit ndërkombëtar të kryesuar nga Audrey Glover, mbajti në Tiranë raportin paraprak , ku shprehu shqetësimin për presionin mbi administratën, kërcënimin ndaj qytetarëve, përdorimi i burimeve shtetërore dhe polarizimin nga partitë. KQZ të hetoj manipulimin e zgjedhjeve, votimin elektronik, pajisjet e identifikimit të votuesve dhe faktin tronditës për mos plotësimin e komisioneve me komisionerë. Reagimi I politikës për zgjedhjet dhe analiza e VOA-s

 Në Shqipëri, Partia Socialiste po shkon drejt një fitore shumë të thellë në të gjithë vendin. Ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende në 27 bashki të vendit, socialistët duket se kanë marrë kontrollin e 54 qyteteve, kundrejt vetëm 6 të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i përbërë nga demokratët e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, Partia e Lirisë e zotit Meta, dhe Partia Bashkimi për të Dretat e Njeriut dhe Demokristianët.

Sigal

Ky koalicion ka fituar në Has, Mirditë, Pukë, Fushë-Arrëz, në Memaliaj si dhe në Himarë. Kjo e fundit u kthye në një pikë të nxehtë, pas arrestimit të kandidatit opozitar Fredi Beleri, nën akuzat e shitblerjes së votës. Zoti Beleri, rezultoi fitues në dy kutitë e fundit, me një diferencë prej vetëm 19 votash.

Një goditje e madhe për opozitën është qyteti i Shkodrës, bastion i saj historik, ku kandidati socialist Benet Beci, kryeson me 11 mijë vota kur kanë mbetur dhe pak kuti për t’u numëruar. Socialistët po ashtu kanë shtrirë influencën e tyre dhe në shumë zona të tjera të vendit, që po ashtu kanë qenë kontrolluar kryesisht nga e djathta.

E vetmja bashki, që nuk është fituar as nga e majta dhe as e djathta është ajo e Finiqit, ku socialistët nuk kanë konkurruar, duke i lënë fushë të lirë përfaqësuesit të Partisë Mega, e cila mbështet kryesisht nga minoriteti grek.

Në Tiranë, kryetari aktual i Bashkisë Erion Veliaj, kryeson me gati 26 mijë vota diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive. Kandidati i “Lëvizja Bashkë”, një formacion politik, i rregjistruar pak para zgjedhjeve, Arlind Qorri, ka mundur deri tani të sigurojë një avantazh prej disa qindra votash ndaj Roland Bejkos, kandidati i Partisë Demokratike, grupimit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Në Durrës, një qytet ku parashikohej garë e ngushtë, kandidatja socialiste Emiriana Sako udhëheq me më shumë se 55 përqind, ose me një diferencë prej afro 6 mijë votash, ndaj kandidatit të opozitës Igli Cara.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të shqetësuar nga ‘makinacionet’ e pushtetit në zgjedhje

Raporti i ODHIR/: Shqetësuese kërcënimet ndaj qytetarëve dhe presioni mbi administratën. KQZ të marrë masa për manipulimin e zgjedhjeve.

Disa nga shqetësimet kryesore të ODHIR

“Shqetësimi ynë më i madh”, – sipas Glover, “është presioni mbi administratën publike”.

Sipas Glover, “procesi ishte i polarizuar nga partitë kryesore dhe ndarja e thellë mes opozitës”.

“Nuk u shfaqën në fushatë çështje me rëndësi për komunitetet.

Shqetësuese ishte përdorimi i burimeve publike, presioni mbi zgjedhësit.

Komisionet u ndikuan negativisht nga zëvendësimi i minutave të fundit

Një problematike tjetër, “ishte mos plotësimi i komisioneve me komisionerë” dhe fakti se kandidatët nuk zhvilluan debate me njëri-tjetrin.

Audrey Glover, kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me përfaqësuesit e KiE dhe PE në një deklaratë për mediat ka paraqitur raportin paraprak të zgjedhjeve të 14 Majit.

Kujtojmë se ODIHR do të përgatisë një raport përfundimtar, i cili do të publikohet në javët në vazhdim. Sipas Glover, “procesi ishte i polarizuar nga partitë kryesore dhe ndarja e thellë mes opozitës”.

Në raportin paraprak të misionit vëzhgues theksohej fakti që qeveria dha shpërblim për pensionistët dhe mori vendime për rritje pagash në prag të zgjedhjeve si dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzim të mbështetjes së ardhshme të qeverisë për bashkitë me rezultatet e zgjedhjeve.

Glover foli dhe për rolin e medias në pasqyrimin e fushatës, duke theksuar se ajo nuk bëri raportim për zgjedhjet, por pasqyroi fushatën nëpërmjet kasetave të gatshme të kandidatëve dhe partive.

“Autonomia e tyre (mediave) ka pësuar rënie në mënyrë progresive për shkak të përqëndrimit të pronësisë së medias dhe kontrollit të ushtruar nga interesat e ndërthurura të biznesit dhe politikës,”- citohej në raportin për mediat.

“Zgjedhësit nuk bënë dot zgjedhje lokale. U ndikuan nga retorika e politikës kombëtare”,- tha ajo. Glover gjeti vendin t’i tërhiqte veshin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke deklaruar se institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi është organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin.

“Ka pasur disa incidente, qytetarët janë detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar, por autoritetet janë përpjekur në disa momente që të ndalojnë këtë. Shpresoj që në lidhje me këtë të merren masat përkatëse. Për t’u siguruar që të mos kemi asnjë shkelje të ligjit.

Kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, duhet të ndalojnë në një mënyrë apo tjetër.

Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, ishim të shqetësuar për situatat dhe manipulimet që përmenda më lart, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë. Sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin. Janë ata që duhet të bëjnë diçka mbi këto supozime dhe gjithçka që nuk ka shkuar siç duhet në zgjedhje”, -tha ajo.

Ndërkohë, një prej vëzhguesve po ashtu si Glover theksoi se shqetësim për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve mbetet mungesa e debateve mes kandidatëve dhe nuk u shpalosën programe elektorale.

“Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin në dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin e ulët të femrave dhe mungesën e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije.

Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet dhe t’i përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg”,- tha një përfaqësues i trupës së vëzhguesve ndërkombëtarë.

‘A mbajti Shqipëria zgjedhje të lira më 14 Maj?’ Glover: E vështirë të thuhet

Audrey Glover, kryetarja e misionit të vëzhguesve të ODIHR-it me përfaqësuesit e KiE dhe PE në një deklaratë për mediat duke paraqitur raportin paraprak të zgjedhjeve të 14 Majit, është shprehur se është e vështirë të thuhet që në Shqipëri u mbajtën zgjedhje të lira dhe të drejta. Duke ju përgjigjur pyetjes së gazetares, Ambrozia Meta, Glover tha: Është gjithmonë e vështirë të përshkruar zgjedhjet si të drejta, por ajo që duhet të ndodhë është se këto raste të cilave unë ju referova dhe njerëzit i përmendën gjithashtu.

Duhet të konkludohet nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore për të siguruar, se manipulime të tilla dhe kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar.  Unë mendoj se të gjitha këto duhet të ndalohen në një mënyrë apo një tjetër, sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz në mënyrë që ai të jetë i lirë, njerëzit të jenë të lirë.

Gjëja kryesore me njerëzit është kjo: njerëzit duhet të jenë të lirë për të votuar për atë që duan dhe jo të votojnë për dikë që u thuhet se duhet të votojnë. Mendoj se kjo është e rëndësishme dhe shpresoj gjithashtu se masa do të merren sipas legjislacionit ekzistues për t]u siguruar që manipulimi të marrë fund.

 KQZ të marrë masa ndaj dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve

Glover ka theksuar se KQZ duhet që të marrë masa edhe për përdorimin e mjeteve të pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Sipas saj, në çdo rast ku ka dyshime për manipulim votash, KQZ-ja duhet që të marrë masat e duhura.

“Ka pasur disa incidente, qytetarët janë detyruar të votojnë në një mënyrë të caktuar, por autoritetet janë përpjekur në disa momente që të ndalojnë këtë. Shpresoj që në lidhje me këtë të merren masat përkatëse. Për t’u siguruar që të mos kemi asnjë shkelje të ligjit. Kërcënimet që njerëzit morën për të votuar në një mënyrë të caktuar, duhet të ndalojnë në një mënyrë apo tjetër. Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, ishim të shqetësuar për situatat dhe manipulimet që përmenda më lart, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë. Sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin. Janë ata që duhet të bëjnë diçka mbi këto supozime dhe gjithçka që nuk ka shkuar siç duhet në zgjedhje”, tha ajo.