Bylykbashi: E vërteta e prishjes së protestë kundër Veliarës. “Çe-guevaristët” e Ramës ushtruan dhunë

493
Ka pasur variante të ndryshme mbi incidentin e ndodhur mbrëmë gjatë protestës së zhvilluar nga o civile dhe të rinjtë e PD-së kundër projektit të Veleria në qytetin e Durrësit i cili po ngrihet mbi trashëgiminë e antikitetit. Sot ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike i zgjedhur në qytetin e Durrësit, Oerd Bylykbashi, i cili ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme. Ndryshe nga sa është raportuar deri tani se të rinjtë e FRPD janë rrahur për një vajzë me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Bylykbashi thotë, se “ janë pikërisht njerëz të infiltruar nga Rama e Dako ata që kanë prishur protestën”.

Statusi i plotë i Bylykbashit në Facebook
Ekstremistët e majtë rrahin barbarisht ata që po mbrojnë Torren Veneciane nga Veliera e Vangush Dakos.

Protestuesit e shoqërisë civile që po luftojnë për të mbrojtur trashëgiminë dhe identitetin e Durrësit dhe Shqipërisë nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahën barbarisht mbrëmë natën nga provokatore që i shërbejnë këtij regjimi bandit. Lëvizja e protestës e shoqërisë civile, që ka mbështetje gjithmonë e me të gjerë publike dhe politikë për një kauzë thelbësisht qytetare që po ndeshen me arrogancën dhe harbutërinë e pushtetit në Durrës dhe në Tiranë, po shënojnë fitore të njëpasnjëshme. Dje u zbulua vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Durrës që pezullon çdo punim në Zonën A, por që mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet në atë zonë.

Të ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, që shfaqen me telekomandë nëpër protesta pasi këto kanë marrë formë dhe kërcënojnë qoftë edhe imazhin e pushtetit, mbrëmë u infiltruan me protestuesit e shoqërisë civile dhe pas largimit të medias, kanë inskenuar konflikt, e më pas kanë rrahur barbarisht protestuesit. Dy aktivistë u sulmuan në mënyrë të kordinuar me dhunë fizike në grup dhe njëri prej tyre u detyrua të shtrohej në spital.

Në një skenar si ai me protestuesit e Zharrëzës, apo me infiltrimin për të prishur protestën e Parkut të Liqenit, etj, ata arritën të prishnin këtë protestë të mbrëmshme, e para protestë që do vazhdonte gjithë natën tek Torra Veneciane.

Këto grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësorë që protestojnë kundër kësaj qeverie banditesh dhe kriminelesh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizim Çe-guevarist është i pamjaftueshëm për të mbuluar fillin që i komandon. E ç’mund të presësh në një shtet të majtë bandit?

Policia dhe prokuroria duhet të ndjekin penalisht deri në fund personat përgjegjës për dhunën fizike të shkaktuar, pa u ndikuar nga interesi i Ramës apo kujtdo sharlatani me pushtet!
Sigal