Akademik Artan Fuga/ Seanca e këtij Kuvendi është një turp i paparë, karagjozllëk mediokër, nuk mund të mbajë sovranitetin tonë

320
Mbledhja e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë të zakonshme, vazhdimi normal i punëve të këtij institucioni anormal, pasi ke ftuar që shqiptarët të votojnë për deputetë të rinj është një tallje me ne qytetarët, një turp i paparë, një estradë, një karagjozllik i nivelit më mediokër që nuk e ka parë kurrë Shqipëria dhe Bota!
Logjikisht kur shqiptarët kanë votuar për të tjerë deputetë, ky Kuvend i turpit nuk mund të mbajë sovranitetin tonë. Ku janë gjoja ekspertët e Kushtetutes!
Por ky Kuvend i keqpërdorur deri në palcë këtë fat do të kishte. Por çfarë faji kemi ne qytetarët!
Si nuk ka kanë turp ata që u ka mbaruar mandati logjikisht dhe përsëri shkojnë votojnë ligje!
Mirë shumica që dihet si e ka përdhosur Kuvendin, por nuk kuptoj as opozitën si nuk e denoncoi njëherë deri tani këtë situatë që është krejtësisht jo kushtetuese!
Si është e mundur?
Sigal