Numri 8 i LSI në Durrës, Rexhina Leka sfidon Ramën: Shqipëria është e shqiptarëve ndaj edhe më 25 prill do e largojnë krye-shpopulluesin rilindas.

207
Sigal

Numri 8 i LSI në Durrës, Rexhina Leka sfidon Ramën.

Pas videos së Ramës të 8-it në Durrës për prurjen e punëtorëve skllevër nga Bangladeshi ka reaguar në mënyrë të veçantë numri 8 i LSI Durrës, Rexhina Leka, e cila paraqet një vizion tjetër nga Rama, atë të punësimit të shqiptarëve dhe jo prurjeve nga Bangladeshi.

Reagimi i plotë Rexhina Lekës: 

Të nderuar qytetarë të Durrësit,
Ja çfarë thotë Kryeministri në largim. Shpopulloi vendin – largoi rininë që të sjellë emigrantë që sipas tij nuk kërkojnë as liri as demokraci as të drejta.
Ai do skllevër.
Shqipëria duhet të jetë shtëpia e shqiptarëve.
Shtëpia e rinisë shqiptare.
Ne do hapim vende pune për të rinjtë tanë dhe jo t’i zëvendësojmë ata.
Do sigurojmë liri dhe demokraci dhe jo skllavëri.
Shqipëria është e shqiptarëve ndaj edhe më 25 prill do e largojnë krye-shpopulluesin rilindas.
Votoni LSI për të ardhmen tuaj këtu në vendin tonë të mrekullueshëm e të bekuar.
Rexhina Leka
Kandidate e LSI Durrës