“Nuk jam as me Berishën e as me Bashën”, Tomor Alizoti flet pas debatit me kreun e PD-së

186
Sigal

Deputeti i Beratit, Tomor Alizoti ka folur mbrëmjen e sotme pas debatit që pati me kreun e PD-së, Lulzim Basha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Tomor Alizoti thotë në një intervistë se ai nuk është as me Bashën dhe as me Berishën, duke i bërë të dy fajtor për krizën në PD.

Gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, ditën e sotme, u raportua se Alizoti kishte një debat me kreun e kësaj partie, Lulzim Basha, ku i ka kërkuar që të zgjidhet kriza e brendshme, që nga largimi i Sali Berishë nga grupi parlamentar.

“Jo nuk kam pasur presione. Është baza ekselente, me të ndershmit. Janë njerëzit më të sinqertë. Aseti i PD është Baza. Kam pasur dilemën time dhe lufta e brendshme është më e rrezikshmja dhe nuk kama dashur. Por kriza duhet marrë seriozisht. Shkaktarët duhet të japin zgjidhjeve krizës. Nuk jam palë e asnjërit. Aseti i demokratëve të jetë i unifikuar. Nëse nuk bashkohet nuk ka shans të vijë në pushtet. Se po nuk erdhën në pushtet kthehet në fondacion. Të diskutojmë për krizën se nuk flasim dot me komisionet pa folur për krizën.” tha Alizoti.