Nuk është hera e parë që Vesel Limaj i shënon Partizanit

195
Sigal

Vesel Limaj i dha avantazhin Tiranës në sfidën ndaj Partizanit duke shënuar me penallti në fundin e pjesës së parë.

Por kjo nuk është hera e parë që Limaj ndëshkon të kuqtë. 25-vjeçari ndëshkonte Partizanin vitin e kaluar, por në atë kohë aktivizohej për Kukësin.

Të kuqtë triumfonin me rezultatin 1-2 ndaj verilindorëve dhe ishte pikërisht Limaj që ngushtonte shifrat duke shënuar në minutën e 90-të të takimit.

Mesfushori po kalon një formë mjaft të mirë teksa javën e kaluar u bë protagonist duke shënuar një perlë ndaj Teutës.