Ekskluzive / Dekriminalizimi, Llalla nxjerr listën e re

439
Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.
Prokuroria e përgjithshme nga burime zyrtare rezulton se 6 prej tyre janë deputetë.
Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rehovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mhill Fufi janë deputetët që po verifikohen nga prokuroria. 
Të gjithë këta zyrtarë janë të mazhorancës, përveç Mhill Fufit dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri, edhe ky dikur këshilltar i Partisë Socialdemorkate. Ndërkohë edhe Mhill Fufi është i përjashtuar nga grupi i PD, pas votës së tij për një nga shtatë ligjet e drejtësisë dhe nga selia blu llogaritet si votues i maxhorancës.
Deputeti Artan Gaçi reagoi i surprizuar pas lajmit për verifikimin e tij nga prokuroria dhe tha se kurrë nuk është ndaluar, arrestuar apo dënuar në Europë apo vende të tjera. Sipas deputetit socialist, nëse do të kishte ekzistuar ndodnjë dyshim, ai do nuk do të lejohej të hynte me dhjetëra herë për vizita zyrtare në Seantin dhe bashkitë e Italisë. 
Ajo çfarë bie në sy është se prokuroria ka përfshirë në proces edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Burime të besueshme konfirmuan se Prokuroria e Përgjithshme ka derguar në KQZ disa shkresa me përmbajtje të njëjtë për 9 funksionarët publikë, duke kërkuar informacion se në çfarë stadi verifikimi janë formularët e tyre të dekriminalizimit. 
Ky është një proces që KQZ-ja e ka kryer prej disa muajsh, kur u be edhe mbledhja e formularëve të deklarimit dhe konfirmohet se përgjigjia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se 6 deputetët dhe 3 kryebashkiakët nuk janë në pozitat e humbjes së mandatit. 
Përgjigjia zyrtare e KQZ është nisur të hënën drejt prokurorisë, e cila është e vetmja hallkë që mund të hetojë për të shkuarën e këtyre zyrtarëve, jashtë kufijve të vendit dhe më thellësisht në kohë dhe në përmbajtje.
Sigal