Ja kush është personi i brendshëm që u dha informacion autorëve të grabisnin paratë e bankës

422
Një prej punonjësve të policisë private ka dhënë informacione për autorët e grabitjes së 2.7 mln eurove të enjten e kaluar në Rinas.

Bëhet fjalë për Fatjon Xhyriu, i arrestuar bashkë me kolegët e tij, i cili i ka dhënë informacione.

Burime nga grupi hetimor, thonë se ka qenë Xhyriu bashkëpunëtori i grabitësve të 2.7 mln eurove. Ai i ka njoftuar për lëvizjen, shumën dhe detajet e tjera të lëvizjes së parave.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Xhyriu para grupit të hetimit. Në bazë të informacioneve të tij, është kryer edhe superoperacioni i ditës së sotme.