Kryebashkiaku Erion Veliaj: Tirana po ndryshon. Me parqet e pushimit, biblioteka dhe spitale, jeta bëhet edhe më e bukur për ne

204
Sigal

Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se Tirana përditë ndryshon, bëhet edhe më e bukur, për të mirën e banorëve të saj. Kryebashkiaku Valiaj, informon se “Edhe pak ditë  na ndajnë nga hapja e sheshit të ri rekreativ në rrugën “Endri Keko”, pranë zonës së Brrylit.  Fëmijë , prindër, gjyshe e gjyshër do të gëzojnë 1.170 m² ambient, fokusuar në të mirën e komunitetit.  30 pemë në një park të gjelbëruar , kënd lojërash për kolopuçët dhe 18 vende parkimi do të jetë surpriza që i pret banorët e zonës.  Pediatria e Re e Tiranës. Spitali i ri Pediatrik  është tashmë një ambient modern e miqësor për fëmijët, të cilët do të marrin shërbimin e duhur. Ndërsa dje, u  prezantua një ide shumë të bukur, faqja “bibliotekat.tirana.al”,  kushtuar bibliotekave të Tiranës, një hapësirë e nevojshme për të rinjtë, për të gjetur më shpejt librin që duan e për t’u bërë pjesë e rrjetit të bibliotekave të lagjeve.