Basha mbledh ekspertët demokratë për Reformën Zgjedhore

37

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11:30 ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij.

Më herët, PD ka deklaruar se PS dhe kryeministri Edi Rama nuk kane vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Përfundimi i reformës zgjedhore brenda një kohe sa më të shpejtë është shpallur si një nga prioritetet më të rëndësishme politike të PD dhe një mënyrë më e sigurtë për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.