123 mijë paund të fshehura në furgon, gjykata jep “arrest me burg” për shoferin 21 vjeçar

317
Sigal

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin e furgonit në të cilën u gjetën të fshehur mbi 123 mijë paund.

21 vjeçari Olsi Sefolli, u arrestua më 19 maj 2021, në Portin e Durrësit, pasi në furgonin që ai drejtonte u gjetën 123 mijë paund dhe 200 sterlina. Në dëshminë e tij ai mohon të ketë pasur dijeni për sasinë e parave që u zbuluan në furgonin që drejtonte.

Gjyqtari Paulin Cera ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” kërkuar nga prokurori Pali Decolli.

Para policisë mësohet se ai ka deklaruar që është vetëm transportues i një kompanie mallrash.

“Të japë llogari pronari që ka tre furgona. Unë mbaj përgjegjësi për pakot dhe gjithçka të dukshme në furgon. Nuk e dija çfarë ishte fshehur. Unë paguhem me rrugë, nuk kam rrogë fikse,” ka deklaruar ai.

Edhe babai i 21 vjeçarit, Shkëlqim Sefolli ka mohuar që djali i tij është pjesë e skenave ilegale, apo trafiqeve të ndryshme.

“Çuni merrte furgonin këtu, dilte ne Itali, merrte tjetrin e sillte këtej dhe kaq. Ai thjesht ka ndërruar furgonat dhe asnjë gjë tjetër. Nuk ka ditur, nuk ka pasur asnjë lloj dijenie,” thotë babai i 21 vjeçarit.

Pas ndalimit të furgonit në portin e Durrësit burimet policore u shprehën se bëhej fjalë për gjetjen e 1 milion paundve.

Por pas numërimit të sasisë ekspertët kanë bërë të ditur se u sekuestruan 123 mijë paundë e 200 sterlina.

Familjarët kanë bërë të ditur se Olsi Sefolli, e ka marrë furgonin në Toronto të Italisë.1