Letër e hapur/ Ju zotërinj, drejtues partish dhe deputetë, mos u sillni me pronën e përbashkët, si me mallin e babait

510
Letër e hapur
-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
-Kryetarit të Këshillit të Ministrave, z. Edi Rama.
-Kryetarit të Kuvendit Popullor, z. Ilir Meta.
-Kryetarit të Opozitës, z. Lulzim Basha.
Jam një qytetar nga qyteti i Vlorës, që ndjek me vëmendje jetën e përditshme shoqërore e politike, ku në mënyrë të natyrshme ndjej edhe reflektimet e mia ndaj tyre. -Kur ka fushatë elektorale, të gjitha Partitë që garojnë, hapen, siç thuhet në popull, “si vaji në lakra” dhe bëjnë takime, bëjnë premtime, sikur Shqipëria ditën e parë pas zgjedhjeve, do të gdhihet “Zvicër”, siç shprehemi ne nga Vlora dhe populli beson, ndaj me shumicë shkojnë e votojnë, sigurisht, sipas preferencës që ka secili. Pra, me votat tona, ne i çojmë në Parlament 140 deputetët, e secili ulet në karrigen e krahut të vet. Çdo qytetar flet se është kënaqësi kur kandidati për deputet, në fushatë, tregohet shumë dashamirës, të afrohet, të jep dorën, të qafon, të përbetohet, të qan hallin, të pyet për shëndetin e nënës e të babës, paditur se ata mund të mos jenë gjallë!? Kjo, deri në ditën e fitores. Një fitore që nënkupton një fletë punë nga populli. Dhe për punën që do të bëjë, juve e keni ligjëruar pagën mujore për secilin deputet dhe jo e vogël. Por, ne që kemi votuar këta deputetë, shikojmë dhe dëgjojmë në televizor, se si ata diskutojnë e ligjërojnë çdo të enjte në Parlament, që do të thotë, gjithsej katër ditë në muaj. Dhe për këto 4 ditë pune në muaj, ata paguhen 1.5 milionë lekë. Marshallah(!) Zotërinjtë deputetë, 4 ditë të javës i kalojnë në komisione dhe për këto paguhen mbi pagën mujore. Pse? Veç kësaj, paguhen edhe për hotele, për ushqim e të tjera, e të tjera… Dhe kjo ndodh, kur shumica e deputetëve që vijnë nga qarqet, në mos të gjithë, por shumica kanë blerë shtëpi në Tiranë. Pse duhet të ndodh kjo për këta deputetë “të popullit”?! Ju zotërinj, kur bëni ligje për vete, i përktheni nga rregulloret dhe ligjet e shteteve perëndimore, si Gjermania, Franca, Anglia, Suedia etj. Dhe thoni: kështu i kanë këto shtete, por kur bëni ligje për popullin e pensionistët, ju e justifikoni me shprehjen: kjo është gjendja ekonomike e Shqipërisë! Ju i kini krijuar favore e privilegje vetes, aq sa edhe në qoftë se një deputet nuk do rizgjidhet në zgjedhjet pasardhëse, atij për tre vjet rresht i paguhet 50% e pagës së deputetit dhe në qoftë se do të punojë në administratën shtetërore, e merr 100% rrogën e deputetit. Pra, për këta jeni dorëlëshuar, për popullin, grushtin mbledhur.
Zotërinj!
Në thesin që keni mbushur me paratë e popullit, fusni një dorë e jo të dyja, janë paratë e taksapaguesve shqiptarë. Për çudi, qytetari që ishte i kënaqur në fushatë me sjelljen e kandidatit për deputet dhe që e mori “fletën e punës” dhe u ul në karrigen e krahut përkatës, thotë: Tani, jo vetëm që nuk e shohim, se nuk vjen më në zonën e tij, por as celularin nuk e hap. Pse dy qëndrime? Pse harrojnë që, “fletën e punës” për t`u ulur në karrigen e Parlamentit dhe që pagën e favoret që merr, janë parat e taksapaguesve të këtij populli? Në rregulloren e Parlamentit dhe në praktikë, zbatohet, se çdo deputet, i cili nuk ka qejf të qëndrojë e të punojë në njërin krah, i jepet e drejta të kalojë në krahun tjetër dhe ju e argumentoni se, “është e drejta e tij dhe kjo është demokratike”. Si ka mundësi kjo liri demokratike për të, kur elektorati i ka marrë besën si përfaqësues i tij, e jo i interesave dhe hipokrizisë së tij? Është mendim i përgjithshëm që kjo duhet të ndryshohet në rregulloren e Parlamentit, e të thuhet: kujt nuk i pëlqen të punojë në krahun që është votuar, të lërë kartonin në tavolinë e të jetë i lirë të shkojë të rrisë tufën e dhive apo me trafiqet, ose me biznesin e pastër në vendin nga ka ardhur. Demokracia në këtë rast, i jepet votuesit, socialist apo demokrat qoftë, i cili n.q.s nuk do të qëndrojë më në partinë ku është, kalon në krahun tjetër, por jo deputetit i votuar nga populli. Në rregulloren e Parlamentit e kini të shkruar se: deputeti nuk mban përgjegjësi për çfarë flet ! Kjo se mendohet që në gjirin tuaj vijnë njerëz me aftësi të kufizuara apo të çmendur?! Është për të ardhur keq, kur i dëgjojmë këto fjalë. Populli, i majtë apo i djathtë qoftë, shikon kur një deputet, në diskutim e sipër, është i lirë të thotë çfarë të dojë, duke bërtitur dhe ulëritur, thyen mikrofonin në foltore apo dëmton kompjuterin (që aty e pa dhe e mësoi për herë të parë) dhe më e keqe është ajo, se këto dëmtime nuk i paguan ai person që i thyen, as dhe partia e tij, por i riblejnë, apo i riparojnë me paratë e taksapaguesve. Si ka mundësi? Ai që dëmton duhet ta zhdëmtojë, kjo është për cilindo në jetën publike, e pse nuk qenka për deputetët? Bëhen protesta, thyhen e shkatërrohen xhama, dritare, dyer apo pjesë të tjera të ngritura me lekët e popullit. Pse? Protestat le të bëhen me fjalë, me parulla, ku të thuhet e të shkruhet se: nuk e duam këtë president, këtë kryeministër, apo këtë ligj, dhe nuk është e nevojshme të godasim me gurë, sëpata, hekura, vezë apo domate. Kush dëmton, duhet të paguajë, ndryshe neve dëmtojmë veten, shoqërinë dhe ekonominë tonë. Po në pronën e tyre, në familjet e tyre, kështu sillen këta demonstrues e politikanë? Ju zotërinj drejtues partish e deputetë, atë që blini për vete e ruani si sytë e ballit edhe kur ajo është vjetërsuar e ka dalë jashtë mode dhe mirë bëni, por kështu duhet të silleni edhe me pronën e përbashkët. Jo me dy qëndrime. E them këtë, sepse nëse dikush nga populli dëmton pronën e shtetit, e paguan, madje edhe mund të procedohet e gjykohet deri në dënim. A nuk janë këta veprime, mesazhe egërsie dhe shkatërrimi? Si shpjegohet që Partia Demokratike, kur ishte në pushtet, uzurpoi SHQUP dhe tani, meqë ka bollëk, u jep nga një kabinet më vete secilit që “ISH”. Partitë po patën lekë le të bëjnë vila, por jo nga pasuria e popullit apo e ushtrisë.

Zotërinj drejtues të shtetit tonë!

Keni rreth vetes këshilltarë për çdo fushë, por çfarë bëjnë këta, me se merren apo janë rehat e rrinë nëpër zyra, fjalosen me njëri – tjetrin? Pyesim: Kush nga këshilltarët tuaj ka bërë ndonjë studim për pensionistët, sepse ka nga ne, që edhe pse ka punuar 40 vjet pa ndërprerje, paguhet rreth 100 dollarë. Pse? Sepse diku në ligjet e nxjerra nga ju, i penalizoni ata. Zotërinj! Ne jemi një vend i vogël. Siç u shpreh edhe Ambasadori Amerikan, z. Arvizu, se: “Shqipëria është një fshat i vogël” dhe kemi 86 parti politike, pra, vetëm në Tiranë kemi 86 kryetarë (pa ushtarë) dhe ata kanë 86 zyra, po në çdo rreth edhe nga një zyrë. Pyesim: pse na duhen gjithë këto parti? Amerika është shteti më demokratik në botë dhe ka shumë më pak parti. Pse nuk vihet pragu 5% e kush e kalon këtë, të rrijë, kush jo, t`i bashkohet krahut të vet. Kështu hiqen zyrat e tepërta dhe ulen shpenzimet e kota. Reforma administrative që ju bëtë dhe mirë bëtë, do t`u ndihmojë që në zgjedhjet e ardhshme të 2017 të kemi një Parlament me 100 veta, ndonëse edhe më pak. Por do ishte mirë që në këto zgjedhje të votohet me lista të hapura, që kandidati për deputet të zgjidhet në zonë. Populli ta votojë e ai të punojë për zonën e tij, të japë llogari para atij populli që e votoi. Këtu ndoshta duhet bërë edhe një korrigjim: Populli që votoi një deputet dhe ai nuk punon mirë, votuesit të kenë të drejtën ta revokojnë, përsëri me votën e tyre. Atëherë, do të kemi deputetë që i shërbejnë votuesve dhe popullit në përgjithësi.
Kasëm Spahiu, Kapiten i Rangut të II në pension. Kryetar i Shoqatës Detare, Vlorë
Historiku i Forcave Detare
• Me shpalljen e pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u bënë përpjekjet e para për organizimin e FD shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit, por fillimi i Luftës së Parë Botërore e ndërpreu këtë angazhim.
• Në vitin 1925, ushtria shqiptare filloi të organizohej mbi bazën e Statutit të Shqipërisë, hartuar më 7 mars 1925.
Mbi bazën e këtij statuti u krijua Komanda e Përgjithshme e Fuqive.
• Me 25 dhjetor 1925 mbërritën nga Italia dy anije 190 tonëshe, të cilat u emërtuan me emrat sinjifikativë “Shqipëria” dhe “Skënderbeg”. Këto anije u pajisën me efektivin përkatës dhe u përdorën kryesisht në detyra policie/roje bregdetare kundër kontrabandës.
• Në 1925 u dërguan katër studentë për studime në Itali për të plotësuar nevojat e Flotës Ushtarake për oficerë marine.
• Në 1928 u krijua Komanda e Marinës dhe më 24 qershor 1928, u mblodhën rekrutët e parë për këtë armë.
• Në 1934 u blenë po nga Italia edhe dy anije të tjera të lehta, të cilat u emërtuan “Saranda” dhe “Durrësi”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u shkatërrua gjithçka.
1945-1990
-Në prill 1945 u krijua Kantieri Detar Durrës, për riparimin e varkave ekzistuese dhe nxjerrjen e anijeve të mbytura gjatë luftës dhe përgatitjen e tyre për detyra luftarake.
-15 gushti 1945 është dita e krijimit të Flotës Luftarake Detare, 
-(FLD). Atë ditë u bë përurimi i hedhjes në ujë të dy motoskafëve trofe me numër MS-10 dhe MS-12. Këto motoskafë u armatosën me mitraloz të lehtë dhe filluan patrullimin e ujërave bregdetare në Vlorë e Sarandë. 
-Në këtë kohë regjistrohen disa incidente me anije luftarake greke. Me 6 korrik 1945 dy anije greke u futën në kepin e Qefalit dhe rrëmbyen një qytetar shqiptar dhe e morën me vete në Korfuz. Anijet greke u tërhoqën pasi artileria bregdetare shqiptare hapi zjarr. 
-Në periudhën 1946-1947, u dërguan në një kurs 1-vjeçar në Jugosllavi, kuadrot e parë të Flotës Luftarake. Në përbërje të këtij grupi ishin oficerët Selam Qejvani, Petro Treni, Rami Mborja, Xhavit Selimullari, Hajri Binaj, Vaskë Themeli, etj.
-Në vitin 1948 dërgohen dy grupe studentësh në Bashkimin Sovjetik, njëri prej 23 vetash, në Baku dhe tjetri prej 5 vetash në shkollën e lartë të Inxhinierisë Detare në Leningrad (sot San-Petërsburg).
-Në vitin 1949, dërgohet për kualifikim afatshkurtër një grup tjetër oficerësh të Flotës Luftarake Detare, në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku. Grupi përbëhej nga 10 vetë: Xhemal Shani, Aziz Hasa, Mark Plani, Stavri Çika, Andrea Papadhimitri, Piro Kola, Muharrem Lulolli, Mehmet Karashabani, Shaqir Kapexhiu dhe Shefqet Pinari.
Sigal