Prof. Dr. Kastriot Islami: Qeverisja 8-vjeçare e Rilindjes cenoi sovranitetin. Zhbërja e ndryshimeve kushtetuese, parakusht i Opozitës

177

A rrezistoi një sistem zgjedhor që ishte preferencial i bërë nga Rama dhe i jepte mandat Ramës?

Sigal

Në një demokraci të brishtë e hibride si kjo e Shqipërisë, por edhe në vende të tjera me demokraci të stabilizuar, sistemi zgjedhor fiksohet në Kushtetutë që ai të mos ndryshojë pa konsensus kushtetues pra një konsensus shumë të gjerë, ndryshe nga si veproi Rama para 25 prillit 2021 në mënyrë të njënashme…

Pa u futur në debatin për cilësinë e sistemit, mund të them se Rama duke ndryshuar

  • së pari Kushtetutën ndryshoi sistemin në mënyrë të njënanshme;
  • së dyti bëri ndryshime pa prezencën e opozitës reale,
  • së treti ndërkohë që me miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në rezidencën amerikane në Tiranë ishte vendosur të mos prekej sistemi zgjedhor;
  • dhe së katërti, duke e kryer në mënyrë të njëanshme me një grup parlamentar që e ka vendosur nën kontroll dhe bishta antiopozitarë të komprometuar, bëri një sistem tërësisht në favorin e tij ose më saktë kundër opozitës.

Për tju përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes suaj mendoj se ky sistem ka lindur i vdekur. Opozita duhet ta kishte refuzuar me të gjithë mjetet që kur Rama e miratoi në mënyrë të njëanshme.

Unë e kuptoj që kjo që them unë është e lehtë të thuhet tani pas 25 prillit, por mendoj se ajo betejë që duhet të ishte bërë në atë kohë ndoshta do të jetë shumë e vështirë në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Zhbërja e të gjithë ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës dhe të sistemit zgjedhor, duhet të jetë parakusht i opozitës për çdo veprim të mëtejshëm të saj parlamentar”

-A mendoni se duhet të ndryshojë dhe a duhet PD ta ketë këtë kërkesë thelbësore?

Pa asnjë dyshim, ndryshimi në mënyrë të njëanshme i sistemit zgjedhor, qoftë edhe nëse sistemi rradhës tjetër do të funksiononte në favor të PD, duhet të jetë kërkesë thelbësore e opozitës dhe më konkretisht PD sepse opozita nuk duhet të veprojë si Rama. Madje PD në analizën e zgjedhjeve duhet të evidentojë si një nga dhunimet kryesore që çuan të masakrën zgjedhore, pra që demtuan realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndryshimin e njëanshëm të Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor.

Sepse realisht ky dhunim është më i dukshmi, madje zhbërja e të gjithë ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës dhe të sistemit zgjedhor duhet të jetë parakusht i opozitës për çdo veprim të mëtejshëm të saj parlamentar. Sigurisht duke menduar edhe për mekanzimin sesi do të arrihet kjo zhbërje.

-A mendoni se ka ardhur koha për një reformë të thellë Kushtetuese dhe jo për ndërhyrje fragmentale?

Kjo është një pyetje që sorrollatet në shumë banaqe të medias që dun atë mbushin debatet me lloqe individesh të painformuar me synimin për të shpëlarë mendjet e qytetarëve. Ajo që duhet trajtuar është gjendja shumë e rëndë në të cilën ndodhet vendi nuk ka ardhur nga mungesa apo vonesa e një reforme kushtetuese të plote që do të themelonte një republikë të re. Kjo gjendje e rëndë që mund të degradojë më së pakti në cënim të stabilitetit politik dhe më së shumti deri edhe në cënim të sovranitetit e integritetit të vendit ka ardhur për shkak të qeverisjes 8-vjeçare të rilindjes… Ky përfundim që po artikuloj nuk është ëkzagjerim, por një shqetësim i madh që nga bisedat e ndryshme më rezulton se ekziston edhe tek shumë individë të ndershëm, racionalë e patriotë, ndryshe nga ç’ndodh me disa përfaqësues e deri të vetëshpallur analistë apo opinionistë të aleancës së qelbësirave që duan te përfitojnë gjëra të vogla pa ditur se po e zhysin vendin në katastrofë. Nëse kjo çështje do të trajtohet me mendjelehtësi dhe papërgjegjshmëri, qoftë edhe nga ata që për interesa të vogla mbrojnë qeverisjen aktuale, e ardhmja mund të jetë katastrofike, ngul këmbë dhe përsëris katastrofike. Mbajëni shënim dhe mos e harroni. Nëse do të dilet nga kjo tendencë, gjë e cila duhet bërë sa më shpejt, mundet që me konsensus kuvendi të formatojë një strategji për një republike të rë. Por edhe për këtë do të sygjeroja shumë kujdes e maturi.

-Sa qëndron sipas jush ajo që thotë PD se 25 prilli ishte një masakër elektorale?

Unë e kam thënë para zgjedhjeve se zgjedhjet nuk do të jenë të lira e të ndershme vetëm nisur nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe në kodin zgjedhor, e mbi të gjitha në sistemin zgjedhor. Kisha shumë rezerva e dyshime për qasjen e opozitës kur deklaroi se “do ta mundim Ramën me të gjithë marifetet e tij”, por me që ishte fushatë elektorale nuk më lejohej të pronocohesha me zë të lartë. Përse? Po marr vetëm një element. Nëse sistemi zgjedhor do të ishte i mëparshmi, atëherë Rama do të kishte vetëm 69 mandate pra nuk do të kishte i vetëm shumicën. Pra opozita do të kishte vetëm nga ky fakt 6 mandate më shumë, dhe LSI do të kishte 11-12 mandate ose rreth 7-8 mandate më shumë se sa ka aktualisht. Nisur vetëm nga ky element, mund të flitet më shumë sesa për një masakër elektorale… sepse nëse zgjedhjet nuk janë të lira e të ndershme, që ka ndodhur edhe herë të tjera, këtë rradhe ato që OSBE/ODHIR i cilëson parregullsi dhe ne shqiptarët në shqip ju themi manipulime, janë aq të mëdha sa ka ndikuar nga ana cilësore dhe ana sasiore në tjetërsimin e rezultatit zgjedhor… dhe meqë rezultati është shumë i ngushtë kanë bërë që humbësi të shpallet fitues dhe fituesi humbës…Nuk ka asnjë dyshim që kjo është një masakër katastrofike zgjedhore…Lojrat që bëjnë disa mbështetës të Ramës në disa emisione debatesh jane të rëndomta dhe për rrjedhojë edhe të neveritshme… të quash me sofizam hajdutin fitues dhe të merresh me gabimet e të grabiturit është ofenduese për inteligjencën minimale.

-Kemi parë një vendim të DASH që nuk pritej…duke shpallur “non-grata”, ish-Kryeministrin Berisha 8 vite pasi ka lënë pushtetin… A është kjo forma dhe mënyrë a sesi funksionojnë amerikanët…?

SHBA është një perandori por simbol i demokracisë. Ndërkohë që Berisha duam apo sduam ka qënë dhe mbetet symbol i një proamerikani të paepur që nga viti 1991. Vendimi siç thoni ju ishte tërësisht politik dhe i papritur, vetëm ky fakt tregon për një mënyrë që siç e thatë edhe ju nuk pritej nga një perandori demokratike dhe nga një shtet i së drejtës, aq më tepër ndaj simboleve të saj proamerikanë qoftë edhe në një fshat të madh siç mund ta konsideronte dikush vendin tonë, një symbol proamerikan që ka qënë dhe ka mbetur edhe sot e kësaj dite proamerikan.  Është një vendim politik me shumë gjasa i gatuar në bodrumet e Tiranës dhe i përcjellë përmes lobistëve të paguar majmërisht me paratë e kanabsit, korrupsionit e të trafiqeve tek vendimmarrësit për interesa të ngushta dhe kjo nuk ka përse të cudisë askënd . Është një vendim politik që pas masakrës zgjedhore të 25 prillit kryhet në momentin e papërshtatshëm pavarësisht se me sofizam dikush përpiqet ta mohojë, sepse ky vendim ose thellon destabilitetin e krijuar në vend pas masakrës së 25 prillit ose tenton të justifikojë mbështetjen që i është dhënë njerës palë duke prishur rëndë stabilitetin. Është një vendim politik i pazakontë dhe i paekulibruar ndaj një vendi proamerikan, madje me proamerikanin në Ballkan e Europë, ndërkohë që një vendim i tillë nuk është marrë as ndaj Gruevskit të arratisur, dhe as ndaj Gjukanovicit, as ndaj Senaderit që është në burg dhe as për ndonjë tjetër, madje as për Ramën që në 2016 duke futur hundët në punët e brendshme të SHBA e quajti presidentin e SHBA turpin e njerëzimit. Është një vendim politik që siç e tha edhe një analist i famshëm amerikan që merret me Ballkanin e Shqipërinë, që do të perceptohet antishqiptar sepse Berisha edhe për ata që e urrejnë konsiderohet mbrojtësi më i madh i shqiptarisë. Mund të vazhdoj edhe më gjatë por po e mbyll këtu sepse analizën me të plotë e ekslente e bëri vetë Berisha që pa dyshim është politikani dhe shtetari më serioz e më i suksesshëm në këto 30 vjet, por natyrisht sic e pranoi edhe vetë jo i pagabueshëm…

“Kjo gjendje e rëndë që mund të degradojë, më së pakti në cënim të stabilitetit politik, dhe më së shumti deri edhe në cënim të sovranitetit e integritetit të vendit, ka ardhur për shkak të qeverisjes 8-vjeçare të rilindjes”

-Si e shikoni mbrojtjen e Berishës. A është rruga e duhur. A duhet të japë dorëheqjen nga postet që ka? Duke ikur nga politika aktive…

Për pjesën e parë të pyetjes kam pasur shumë takime sot me njerëz me integritet dhe racionalitet të spikatur dhe më kanë deklaruar së lëvizja e Berishës ishte shumë më befasuese sesa vendimi politik. Ishte lëvizja e duhur por që aksujt nuk i kishte shkuar në mendje më parë. Ishte një lëvizje ekselente dhe e paraqitur me një qartësi, racionalitet e guxim të jashtëzakonshëm. Natyrisht një lëvizje plot shpirt dhe e zemër sepse siç tha edhe vetë Berisha i është prekur rëndë dinjiteti njerëzor nga SHBA, shteti simbol i demokracisë që në themel ka mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në themel të tyre qëndron dinjiteti njerëzor, ndaj një personazhi fanatik proamerikan që nuk është lëkundur asnjë moment. Për të parë efikasitetin e kësaj lëvizjeje duhet pritur…

Për pjesën e dytë të pyetjes, realisht nuk gjej arsye. Duke dëgjuar shumë analistë dëgjoj argumenta mediokër. Për shembull nga njëra thonë se DASH e mori këtë vendim se Berisha ka shumë influencë dhe në PD, edhe ndaj Lulit dhe ndaj drejtësisë. Nga ana tjeter po këta analistë thonë se Berisha duhet të largohet madje duhet të ishte larguar nga politika që nga 2013. Mbi këtë bazë është gatuar edhe pacavurja që Rama ju ka lënë në dorë lobistëve. Kjo më duket minimalisht një qasje mediokre sepse të kërkosh largimin e një personazhi me influencë është paradoksale dhe mesa duket ky paradoks ka futur në qorrsokak edhe Sekretarin e DASH që siç tha ish-amabasadori Italian Foresti “është e rrezikshme kur injoranca mbizotëron mbi njohurinë”…