Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Vallja e këshilltarëve

304
Sigal

 

Kur në studiot televizive, në Shqipëri dhe Kosovë, analistët “argumentonin” nënshkrimin e marrëveshjes  Serbi-Kosovë, si kërkesë  e SHBA-sw, kam qenë kundër rrymës dhe jam munduar të sjell fakte historike, se si këshilltarët e presidentëve të SHBA-sw, kanë dëmtuar interesat e Kombit Shqiptar. Teza që kam mbrojtur edhe në këtë rast ka qenë, përderisa  asnjë institucion i SHBA-sw,  nuk është deklaruar për marrëveshjen, ajo nuk duhet  besuar. Teza ishte antitezë e deklarimit të Ramës, i cili e mbronte me fanatizëm marrëveshjen, e cila duhej firmosur sipas tij pa humbur “shansin historik”, sepse, sipas tij, kishte “bekimin e Departamentit Amerikan të Shtetit” ! Nuk vonoi dhe atëhere deklaroi se kishte komunikuar  me këshilltarin  Bolton. Ujrat rrodhwn vrullshëm dhe Bolton u zëvendësua me të ngarkuarin special, Grenell. Grenell me fodullëkun e diplomatit  amator, donte të sfidonte  Europën dhe institucionet e Kosovës dhe ftoi në Washington, Vuçiçin  e Thaçin  për nënshkrimin e marrëveshjes, që askush nuk e dinte çfarë përmbante. Atë nuk e njihte as kryeministri  Hoti, që do tw ishte pjesë e përfaqësuesve  të Kosovës. Thirrja e Thaçit  në Gjykatën Speciale dy ditë para nënshkrimit  të marrëveshjes, filloi të zbardhw  “gatimin e errësirës”!  Grenell  akuzoi  Bolton si autorin e projektit  të shkëmbimit të territoreve shqiptare.  Bolton ia la nismën e projektit  “valltarëve të dyshes”  -Vuçiç-Thaçi, të suportuar nga ish Këshilltari i Ramës, Toni Blair.

Këto nuk janë supozime, por deklarata  të Bolton, të bëra publikisht  në media. Tani Thaçi duhet të rrëzojë akuzat në Gjykatën e Hagës, jo për projektin që i dhuronte territore shqiptare. Ndërsa Rama duhet të mbrojë fillimisht  “projektin”,  para  Opinionit  Publik,  në Shqipëri e Kosovë.