Njerëzit fobik në lidhje me marrëdhënien LSI-PD, Kryemadhi: Kemi një komunikim të jashtëzakonshëm dhe një marrëveshje parazgjedhore

192
Sigal

E ftuar në një emision televiziv, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi marrëdhënien me partinë demokratike. Teksa u shpreh se njerëzit janë bërë fobikë në lidhje me këtë koalicion por tha se midis LSI dhe Partisë Demokratike kanë një komunikim të jashtëzakonshëm. E rëndësishme është tha Kryemadhi që qytetarët të drejtohen drejt kutive të votimit pasi fitorja e opozitës është e garantuar.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

‘Njerëzit janë bërë aq fobik në lidhje me marrëdhëniet që ka LSI dhe PD. Ajo që dua të theksoj dhe është shumë e rëndësishme, është se komunikimi ynë është i jashtëzakonshëm në çdo moment. Për çfarë mund të ekzistojë një temë, kur ke nënshkruar një marrëveshje parazgjedhore që nuk ka ndodhur më parë, me një partie të majtë dhe të djathtë në 30 vite tranzicion. E para.
E dyta dhe që dua të theksoj është se sot, më shumë e rëndësishme se për të folur se çfarë do të bëjë Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, apo Edi Rama, etj., është se pse qytetarët duhet ti drejtohen kutive të votimit dhe kë duhet të zgjedhin. Kjo është pyetja më e rëndësishme dhe koha televizive për këtë duhet të harxhohet. Ne në kaq minuta sa kemi folur, kohën e kemi harxhuar për Ilir Metën dhe reklamë për Bledi Çuçin.
Julian Zyla: Ju keni parehati me një aleat politik që nuk ka asnjë drejtuese politike në asnjë qark.
Kryemadhi: E para për një kryetare grua është shumë e vështirë dhe aq më shumë për mua, duke pasur parasysh, karakterin, llojin, mënyrën e të funksionuarit, por edhe për shkak të jetës time familjare e bën të vështirë, psh., unë të flas për diçka se çfarë ndodh një institucioni tjetër apo një tjetri, se sa të flas për problematikat brenda LSI. Nuk më vjen mirë për mungesën e grave në drejtimin e qarqeve, por mos harroni që është shumë e vështirë që një grua të jetë drejtuese qarku, aq më shumë kur një parti është në opozitë. Ambienti është shumë i egër’.