Vangjel Tavo takim me votuesit për herë të parë në Këlcyrë: Pas 25 prillit do krijohen mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë

184
Sigal

Ditën e sotme, Drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka zhvilluar ditën e sotme, një takim me të rinjtë votues për herë të parë në Bashkinë e Këlcyrës.

“I sigurova, ashtu siç e deklaroj sërish publikisht se pas 25 prillit do krijohen mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë, profesionistët, ata me arsim të mesëm apo profesional, dhe të gjitha kategoritë në qarkun tonë.”,- është Tavo shprehur me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Postimi i tij i plotë:

Takim me të rinj, votues për herë të parë në Bashkinë Këlcyrë.

I sigurova, ashtu siç e deklaroj sërish publikisht se pas 25 prillit do krijohen mundësi punësimi për të gjithë të rinjtë, profesionistët, ata me arsim të mesëm apo profesional, dhe të gjitha kategoritë në qarkun tonë.

Vetëm me punësim dhe zhvillim luftohet varfëria