Nisma e Bashkisë Tiranë, dhurata për fëmijët e familjet në nevojë

Në prag të festave të fundvitit, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë nismën “”Santa is comming to Tirana”, që synon mbështetjen e fëmijëve me pamundësi ekonomike në shpërndarjen e dhuratave për festat e fundvitit. Kjo iniciativë e re vjen për t’iu bashkuar akoma më shumë fëmijëve të udhëhequr nga Babagjyshi i Vitit të Ri, ku përveç shpërndarjes së dhuratave do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera argëtuese për fëmijët në nevojë. Nëpërmjet animatorëve do të arrihet të krijohen shfaqje të vogla për fëmijë që do të mbajnë të mbërthyer vëmendjen e tyre nëpërmjet performancave. Gjatë aktivitetit do të jenë të stacionuar edhe lojëra të ndryshme për fëmijë dhe do të krijohet gjithashtu për ta edhe vizatime në portretet e tyre. Në të 13 njësitë administrative të Tiranës, fëmijët do të kenë mundësi të afrohen pranë Babagjyshit të Vitit të Ri dhe të realizojnë fotot e tyre pranë tij.

 

NOA