Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bajram Begaj i dorëzoi pasaportën shqiptare, trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbolllit, Sylvinho Mendez Campos Junior. Pasaporta iu dorëzua trajnerit të Kombëtares gjatë mbrëmjes gala “Më të mirët 2023”. Presidenti Begaj tha se, “Të vlerësojmë më të mirët e më të mirëve, Federatën Shqiptare të Futbollit që na bëri krenar me kualifikimin në Europianin 2024. Në shenjë të këtij vlerësimi dhashë një kontribut modest sot, duke i dhënë një tjetër kontratë tashmë legale, të legalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me trajnerin e kombëtares. Unë bëra një kontratë kombëtare duke e legalizuar Silvinjon si shqiptar dhe besoj se kam edhe mbështetjen e gjithë shqiptarëve.” – tha Kreu i Shtetit.




















