Nishani: Qeveria teknike, është çështje që u përket partive politike

497
Presidenti Bujar Nishani theksoi se kandidatura e ministrit të Brendshëm është i papërshtatshëm për këtë pozicion, por thekon se Kushtetuta nuk ia njeh Kreut të Shtetit refuzimin e tij.
Nishani: Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një ministër. Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm
Nishani tha se kishte ndjekur me shqetësim dëshmitë publike ndaj veprimtarisë së Xhafajt gjatë periudhës së komunizmit.
Nishani: Kam ndjekur me shumë shqetësim edhe disa debate të fundit në lidhje me kandidaturën e ministrit të Brendshëm. Ka pasur dëshmi publike shqetësuese, të cilat akuzojnë kandidaturën e ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive të tyre, ky hetim bëhet për shkak të reagimit ndaj subjekteve në hetim për vdekjen e diktatorit. Në këto rrethana, në këtë kontest, dhe garancive që duhet të japë personi që do të drejtojë së pari në drejtim të respektimit të lirive, të garantimit të paanshëm të lirive dhe të drejtave dhe posaçërisht në proceseve zgjedhore.
Nishani tha se situata para zgjedhore është e tensionuar, ndërsa shpjegon rolin e Ministrisë së Brendshme në gjithë procesin zgjedhor.
Nishani: Kjo situatë e tensionuar pa dyshim nuk e ndihmon procesin e fushatës dhe zgjedhjeve politike, ndërkohë që opozita e vendit ka artikuluar kërkesën për të garantuar zgjedhje të lira. Në këtë kontekst edhe këto vendimmarrje të Këshillit të Ministrave kanë speificikë të veçantë dhe më e veçanta tek Ministria e Brendshme. Së pari, gjatë viteve të fundit është konstatuar një politizim i skajshëm i Policisë së Shtetit. Tashmë është adresuar shqetësimi i madh i partnerëve ndërkombëtarë në përmasa shumë shqetësuese që ka marrë trafiku i kanabisit. Konstatimi i lidhjeve të krimit të organizuar me politikë. Gjithë kjo situatë kërkon vëmendje të madhe tek Ministria e Brendshme, sepse ajo ka një rol parësor në menaxhimin e procesit zgjedhor.
I pyetur për qeverinë teknike, Nishani tha se kjo është një çështje që u përket partive politike.
Nishani: Nëse palët kërkojnë që një tryezë politike të drejtohet nga Presidenti, Presidenti i Republikës do të jetë i gatshëm për të lehtësuar procesin.
Sigal