Nishani në Berlin, KLD pa nënkryetar, vendimet në rrezik

422
Mungesa e nënkryetarit të KLD dhe rikthimi i presidentit Nishani në limitet e fundit nga Gjermania, gati dështuan mbledhjen e institucionit më të lartë gjyqësor për të vendosur dhënien e lejes prokurorisë për arrestimin gjyqtares së Lezhës të ndaluar në kushtet e flagrancës duke marrë ryshfet. Dje është parë në mënyrën më të qartë të mundshme se sa e nevojshme është që Presidenti Nishani të vendosë më në fund që nënkryetari i KLD të zgjidhet, pasi sekretari i përgjithshëm është thjeshtë një post administrativ dhe nuk mund të zëvendësojë numrin dy të KLD që ka dhe të drejtën e firmosjes së akteve, përpos organizimin të mbledhjeve të KLD dhe drejtimin e mbledhjes në mungesë të kreut.
Sigal