“Nisen ngarkesat me banane, kapet kokainë e del oriz”, zëdhënësi i Metës ironizon ata që “shajnë” presidentin: Ju bëftë mirë pilafi

425
Sigal

Ndërkohë që Presidenca lajmëroi dje se brenda kësaj jave do të bëjë publik një raport për të shtjelluar opinionin e Komisionit të Venecias, zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi ka sot një përgjigje për të gjithë ata që sipas tij, shfaqen në ekrane për të “sharë Presidentin” dhe “mbrojtur” Kushtetutën”.

“Jetojmë në kohë magjistarësh”, ironizon Blushi me një shënim në Facebook, teksa kujton se ndërkohë që debatet mediatike merren me Komisionin e Venecias, në vend kapen ngarkesa me kokainë.

Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz. Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi”- shkruan ai.

Postimi i Tedi Blushit

Sa mirë që mbrëmë rastësisht të gjitha televizionet dhe debatet e darkës u morën me Komisionin e Venecias.

Nuk lanë as agjentë të UDB-së pa nxjerrë në ekran, për të sharë Presidentin dhe “mbrojtur” Kushtetutën.

Jetojmë në kohë magjistarësh!

Ngarkesat nisen nga Amerika Latine me banane, kapet kokainë dhe del oriz.

Të dashur përsheshngrënës, ju bëftë mirë pilafi!