Nis nga puna Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, gati zyrtarët që do të japin “llogari” përmes dëshmive. Mbërrin në Kuvend kërkesa me fokus: Udhëtimet me çarter të zyrtarëve në vlerën 22 mln euro

16
Sigal

Pyetjet për dëshmitarët do të realizohen brenda datës 10 qershor 2024

Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve

Të hënën ashtu siç edhe paralajmëruar në mjediset e Kryesisë së Kuvendit nisi punimet Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up. Kjo mbledhje erdhi pasi dy forcat më të mëdha parlamentare në vend, mes socialistëve të mazhorancës dhe demokratëve të opozitës arritën të gjejnë paqe mes tyre dhe u dakordësuan për “vijimësinë” normale të jetës parlamentare. Mbledhja nisi për fare pak minuta mes qetësisë pasi debatet do të rivinin shumë shpejt. Kryetarja e këtij Komisioni deputetja demokrate Albana Vokshi tha se shumë persona do të thirren si dëshmitarë për të dëshmuar lidhur me hetimin e dy koncesioneve. Pas fjalës hyrëse dhe konsituimit të komisionit nga ana e kryetares Albana Vokshi, nënkryetari Plarent Ndreca ka theksuar se konstituimi nuk mund të kryhet pasi ende nuk ka një vendim të zbardhur, pas miratimit të komisionit në seancën e kaluar plenare. “Nuk është vetëm shpërdorim detyre, por është korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisë. Nuk duhet të bëhemi mburojë për këtë proces. Me 200 milionë euro mund të ishin bërë spitale të reja, qendra shëndetësore dhe të ishin rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve. Si pikë e parë e rendit të ditës është konstituimi i këtij komisioni. E deklaroj hapjen e këtij komisioni, përbërja e tij është miratuar.”, -tha kështu të hënën Albana Vokshi. Ndërsa Plarent Ndreca kritikoi drejtuesen e komisionit për mënyrën sesi e nisi mbledhjen: “Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë kjo mbledhje për arsye se thjesht dhe vetëm referuar deklaratave ju e keni paragjykuar veprimtarinë e këtij komisioni, keni fyer një parim kushtetues që është, arsyeja pse jemi ngritur, jemi ngritur për t’u mos u paragjykuar, nëse vijojmë me deklarata politike partiake, nëse bëjmë deklarata ndërkohë që jemi këtu për një proces të rregullt ligjor e kemi nisur me një këmbë jo të mbarë, të respektoni parimet kushtetuese. Në lidhje me konstituimin, ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare dhe nuk e di sa është e mundur pa një vendim të zbardhur.”

Dëshmitarët për Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check-Up

Sipas agjendës deri në 10 qershor do të merren në pyetje disa persona për të dhënë dëshminë e tyre. Por kush do thirret për të dëshmuar? Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu, Shkëlqim Cani, Anila Denaj, Albana Koçiu, Klodian Rjepaj, Geraldina Prodani, Ortakët dhe administratorët e dy koncesionarëve, Nisma Thurje: Endri Shabani, Pano Soko, Drejtuesit e qendrave spitalore universitare që nga nisja e zbatimit të dy komisioneve, Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për dhënien e koncesioneve, Anëtarët e KPP, Drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik, Avokatura e Shtetit?