“Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës”, Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Bukoshit

35
Sigal

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Bukoshi ishte një politikan i rafinuar dhe i ndjeshëm.

“U prehsh në paqe

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi” – shkruan Rama.