Skandali, Vidhen kutitë me ndihma dhe shpërndahen me thasë plehrash

334
Sigal

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale ku përcjellë edhe mesazhin e një qytetari, i cili shprehet se është një banor që jeton në çadër që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Qytetari shprehet se, në njësinë administrative Milot, është kryer një vjedhje e hapur e ndihmave që kanë mbërritur për të pastrehët në çadra dhe që njëkohësisht janë të mbyllyr në karantinë për shkak të pandemisë.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit në çadër, të cilit tërmeti i shkatërroi shtëpinë!”, shkruan Berisha.

“Zoti Berisha!
Jam një qytetar i njësisë administrative Milot. Dua të denoncoj vjedhjen e hapur të ndihmave që kanë ardhur për të pastrehët në çadra, që jemi të mbyllyr në karantinë.

Me keqardhje dua të denoncoj propagandën qeveritare kundrejt realitetit që marrim. Në media dalin ushtarakë duke mbushur kuti të plota, ndërsa njesia administative Milot i shpërndan me thasë mbeturinash dhe ushqimet në total janë: Një Cola, një Sprite , dy miell, një oriz, një makaron, dy kripë edhe një Molto.

Këtë që po të nis e deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore që s’kam marrë asgjë tjetër. Emri i qytetarit që mori këtë ndihmë quhet …. kërkojmë t’i ruhet anonimiteti se mund t’i hapin probleme për rindërtimin e shtëpisë.”