Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta ka shprehur pikëllimin e tij nga ngjarja tragjike në Lushnjë.
Ai u uroi shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit Bujar Çela.
Reagimi i zotit Meta:
I pikëlluar nga ngjarja tragjike sonte në Lushnje, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.
Shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen që humbi njeriun e tyre të dashur dhe ju uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.