Mamurras/ Automjeti përplas motomjetin, 1 në gjendje të rëndë

57
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Mamurras, ku një person i cili po drejtonte automjetin, ka përplasur një motomjet.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë për në Spitalin e Traumës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.