Në fillim e quajti provokim/ Qeveria Rama blen vaksinën ruse nga distributori në Indi

202
Sigal

Në vendin tonë po vijon procesi i vaksinimit masiv, edhe pse vaksina kineze nuk është certifikuar nga Agjencia Europiane e Barnave. Por qeveria ”Rama 2” nuk është ndalur me kaq, pasi në vend do të mbërrijnë edhe vaksinat ruse. Më parë Ambasada e Rusisë në Tiranë i ka bërë me dije qeverisë shqiptare se është e gatshme të negociojë për t’i garantuar Shqipërisë vaksinën kundër COVID-19. Në atë kohë Rama e quajti provokim dhe e refuzoi kategorikisht, duke vonuar kështu vaksinimin për qytetarët.

Arrihet marrëveshja për blerjen e vaksinës ruse Sputnik V. Qeveria shqiptare, sërish nëpërmjet një akti normativ, ka dhënë dritën jeshile për furnizimin me preparatin rus. Ashtu si me vaksinat kineze, edhe ato ruse nuk do të vijnë drejtpërdrejtë nga vendi i origjinës.

Në aktin normativ parashikohet se dozat e vaksinave do të vijnë nga kompania indiane “Human Vaccine”, i cili është distributori i autorizuar për prodhimin dhe tregtimin e saj. Detajet e marrëveshjes janë mbajtur sekrete dhe nuk tregohet se sa doza janë blerë.