Klement Zguri thirrje KZAZ-ve: Filloni numërimin

372
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të KZAZ-ve që të fillojnë procesin e numërimit të votave dhe të mos e ndërpresin procesin deri në përfundimin e tij.
Deklarata e kreut të KQZ-së ka ardhur për shkak të vonesave që po shkaktohen në disa KZAZ nga komisionerët me pretendimin se janë të lodhur.
Klement Zguri edhe i ka kërcënuar me masat sipas ligjit për ata komisionerë që nuk zbatojnë urdhrin.
Sigal