Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të tij nga Korça.
“Me kë tallet akoma ky?”, ngre pyetjen kryetari i opozitës, i cili e akuzon shefin e qeverisë se “për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve”.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Basha thekson se “për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar.
Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”.