Nëse po kërkoni për dashurinë, 2021 është viti juaj!

230
Sigal

Kushdo që është në kërkim të dashurisë, ta shfrytëzojë më së miri 2021-in, pasi nëse do t’i referoheshim astrologjisë, yjet janë në anën tonë. Sipas astrologëve, ky vit sjell momente shumë të veçanta kozmike të cilat do t’ju japin më shumë shanse për të njohur dashurinë apo për të forcuar pasionin në lidhjen tuaj.

Kjo s’do të thotë se nuk do të përballeni më sfida, por ka shumë gjëra për të bërë për dashurinë gjatë këtij viti!

Fillimisht duhet t’ju prezantojmë me surprizat që e dy planeteve që ndikojnë më shumë në fushën e dashurisë: Marsi dhe Afërdita. Afërdita, planeti i dashurisë, pasionit dhe romancës dhe Marsi, planeti i seksit, kimisë dhe kënaqësive. Të dyja do të krijojnë disa lidhje që do t’ju sjellin shumë fat dhe mundësi të reja në jetën dashurore. Një bashkim i rrallë i tyre do të ndodhë gjatë verës, prandaj sytë katër. Ata që janë çift, nuk do të përjetojnë më dramat që kaluan në 2020-ës, pra më pak debate të kota!

Nga ana tjetër Urani, planeti i surprizave dhe ndryshimeve të papritura do të ndikojë ndjeshëm në jetën tonë romantike. Mos u habisni nëse nga fundi i këtij viti e gjeni veten çift.

Fatkeqësisht do të na duhet të përballemi me Mërkurin në prapavijë gjatë periudhës së Shën Valentinit, prandaj shmangini keqkuptimet dhe sinjalet e gabuara me 14 shkurt.

Përsa i përket pranverës, është i mbushur me fillime të reja. Më 26 mars, zhvendosja e Afërditës do të sjellë magji, romancë dhe shumë kënaqësi në një fillim të ëmbël dashurie.

Gjërat bëhen edhe më emocionuese në 22 prill, pasi do të përballeni me disa surpriza të këndshme që lidhen me çështjet e zemrës. Krejt papritur mund ta gjeni veten kokë e këmbë të dashuruar me dikë që doli nga hiçi. Gjithçka mund të ndodhë këtë vit, prandaj mbani shënime.