Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali: Kushtet nuk janë zhdukur

354
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, komentoi vendimin që qeveria hollandeze i dha Shqipërisë lidhur me negociatat për anëtarësim, për të shkuar përpara në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Po, është një lajm pozitiv sigurisht, edhe për faktin se, Hollanda hyn te grupi i vendeve skeptike në procesin e zgjerimit, jo vetëm kundrejt Shqipërisë, por edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sigurisht që është një pengesë për çdo vend për të hedhur hapin e radhës, siç ka rezultuar disa herë edhe për Shqipërinë.

Në momentin që tani kemi konfimimin e parlamentit hollandez, që ka dritën jeshile për të shkuar në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, kanë ikur edhe dyshimet që kanë ekzistuar gjatë kësaj kohe, për ndonjë bllokim të mundshëm nga vendet anëtare.

Po sigurisht që, mbetët çështja e bllokimi të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Hollanda do një arritje të bindshme si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Hollanda si dhe Gjermania,  parlamentet e tyre i kanë me një rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe, qeveria i paraqet Kuvendit raportin e saj, që vetë qeveria hollandeze ka mbi këtë rast.

Fakti që parlamenti e pranoi raportin e qeverisë hollandeze, duket se ka një dakordësi.

Vlerësimi që bëhet duhet thënë që këto çështje kanë mbi dy vite që trajtohen. Komisioni Evropian tha që Shqipëria është gati, ndërkohë që Hollanda dhe disa vende të tjera ishin skeptike.

Duhet thënë që, çështjet të cilat shtrohen përpara Shqipërisë, vlerësohen për atë hap të radhës që hidhen.

Ju e dini, kemi 15 prioritete. Kushtet nuk janë zhdukur, mbi ato kushte ne raportojmë mbi hapat që janë bërë.

Elementët kryesorë janë reforma në drejtësi, lufta kundër korruspionit, këto janë çështje që do na shoqërojnë përgjatë gjithë negociatave”, tha Gjipali.