Ndryshimet në kabinet, Nora Malaj: Populli nuk qetësohet kur ikin ministrat, por kur ka bukë në tavolinë

663
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar.

Malaj ka thënë se një popull nuk mund të qetësohet nuk ikin ministrat, por kur kanë bukë në tavolinë dhe garanci për jetën.

Statusi i plotë: 

Populli nuk qetësohet kur ikin ministrat, por kur ka bukë në tavolinë dhe garanci për jetën!

Viti filloi me ndryshimin e kabinetit tetë ministrave të ikur! Rasti tregon që qeveria ajo e mbetura dhe kjo e reja, derisa të dekretohet nga Presidenti, është përballë një sfide të madhe, krizës së madhe ekonomike, arratisjes nga vendi për një jetë më të mirë, përballjes me të ftohtit dhe dëshirave për një jetë me dinjitet, në këtë vend ku edhe unë dhe ti duam të ngrysim jetën!

Nesër studentët kanë paralajmëruar rikthimin e protestave, pasi ata, më shumë se kudo tjetër e kuptojnë,që sa ndërrimi i ministrave, as pseudo vendimet e qeverisë, të cilat nuk mbështeten në bazë ligjore janë thjeshtë zgjidhje momenti, për të ulur revoltën e për të qetësuar popullin. Por jo!!! Këtij populli tashmë i ka sosur durimi, do të marri në dorë fatet e tij, e para krizës që e ka kapluar qeverinë, ai do të jetë një hap përpara.

Siç ka qenë gjithnjë në shekuj! Ai nuk qetësohet kur ndryshohen ministrat, as kur përdoren emrat, si martrioshka, ky popull meriton të dëgjohet, të vlerësohet e mbi të gjitha të duhet. Dhe që ta duash popullin tënd, duhet ta ndjesh atë, jo ta qetësosh, po ta bësh pjesë të zgjidhjes, se ai e meriton.. Nesër protesta do të tregojë se askush nuk mund ta ndalojë fjalën e lirë dhe zgjidhjen e problemeve me rrënjë!

Populli nuk qetësohet kur ikin ministrat, por kur ka buke ne tavoljnë dhe garanci për jetën ! Viti filloj me…

Publiée par Nora Malaj sur Dimanche 6 janvier 2019