Intervistën “show” të Kryeministrit Rama me Ermal Mamaqin, aq shumë të përfolur dhe kritikuar nga rrjetet sociale dhe publiku shqiptar, publicist Ylli Dylgjeri i ka thurur disa vargje. Ja poezia e plotë e mjeshtrit:
O Mamaq more Mamaq!
O Mamaq more Mamaq
Na gënjeve mbrëmë paq
Na quajte milet hutaq!
Dhe na ngope me karidhaq
Çoç të dinim se çoç Je
Dje u duke fiks kush Je
Një kapsollë e plasur Je
Pa humor e pa mënd Je
Mamaqi, Maqit s’i ngjan
Ti je fis nuk je tigan!
Se humori këtë herë
Do t’ët mbajë gjatë erë
Pse s’më pyet mor firaun?
Jam dhe Unë i asaj pun
Të ndihmoja badjava
Ky zanat kërkon sevda
Ndaj me kaq po e mbyll Unë
Nuk po të telendis më shumë
Le të vlejë të mësosh punë
Se humori s’bëhet me sumë!