Ndoka: Nuk mund të presim të reflektoje maxhoranca. Të krijohet qeveria trazitore

422
Sigal

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka është shprehur pro aksionit të presidentit Ilir Meta për të protestuar kundër qeverisë, duke e cilësuar këtë një pikë të shtuar në favor të opozitës dhe jo cenim të figurës së Lulzim Bashës si lider i opozitës.

“Për ne nuk ka asnjë problem për aksionin e presidentit. Meta po fiton autoritetin e tij si president”,- u shpreh Ndoka.

Ai tha se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa për një qeveri tranzitore.

“Nuk është diçka e re sepse kemi shkelje të kushtetutës. Sot sistemi i drejtësisë është në duart e Rilindjes. Nëse bie edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka më drejtësi. Elementi më i rëndësishëm është se ne i kemi ngritur shqetësimet për shkeljen e Kushtetutës kohë më parë. Jemi në një aksion politik. Është institucioni i presidentit që del jashtë loje me kapin e Kushtetueses.

Për ne nuk ka asnjë problem për aksionin e presidentit. Meta po fiton autoritetin e tij si president. Është një politikan aktiv, ndryshe nga presidentët e tjerë. Nëse ato aksione politike kalojnë për opozitën ky është një avantazh për ne. Janë mijëra socialistë që e mbështesin këtë kauzë. Ky është në favor të Bashës. Ne presim datën 15 mars, nëse do të implementohen kërkesat tona për Zgjedhoren, për një qeveri tranzitore. Ne nuk presim të reflektojë mazhoranca. Nëse Rama do të çedojë nga kjo axhendë do të vijë fundi i tij politik. Sot ne jemi në një aksion politik. Baza e opozitës është zgjeruar edhe me parti të majta. PS dhe PS janë përpjekur të përjashtojnë partitë e vogla. Është vota ajo që jep mbështetje dhe pikas ato elementë që fitojnë terren dhe simpati”, tha Ndoka.

Më 2 mars, opozita u “rreshtua” krah popullit në bulevard, ndërkohë që podiumin e tubimit anti-qeveritar e mbajti presidenti Meta.