Fjalimi i regjisorit Budina, Presidenti Meta: Frymëzim për Pranverën KuqeZi

539
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përmes një postimi në facebook, ka ndarë fjalimin e regjisorit të shquar, Edmond Budina në manifestimin e 2 marsit.

Sipas Metës, skenaristi dhe Profesori i artit skenik, la të gjithë angazhimet e tij jashtë vendit, erdhi në Shqipëri për t’iu bashkuar ashtu si 30 vite më parë Zërit të Popullit.

”Jemi të nderuar, që PRANVERËN KUQEZI e udhëheqin dhe i janë bashkuar, intelektualët e shquar të kombit, si Edmond Budina, dhjetorist i demokracisë, që udhëhoqi studentët edhe për rrëzimin e diktaturës”.

Postimi i plotë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkëlqyer si shembull i rezistencës titanike civile dhe qytetare kundër grushtit të shtetit, dhe frymëzim për mua, në betejën pa kthim të mbrojtjes së Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.
Edmond Budina, artist dhe regjisor i shquar, skenarist dhe Profesor i artit skenik, duke lënë të gjithë angazhimet e tij jashtë vendit, erdhi në Shqipëri, për t’ju bashkuar ashtu si 30 vite më parë Zërit të Popullit, Zërit të Zotit: Liri Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Jemi të nderuar, që PRANVERËN KUQEZI e udhëheqin dhe i janë bashkuar, intelektualët e shquar të kombit, si Edmond Budina, dhjetorist i demokracisë, që udhëhoqi studentët edhe për rrëzimin e diktaturës.

FJALA E REGJISORIT TË SHQUAR, EDMOND BUDINA, NË MANIFESTIMIN MADHËSHTOR MBARËKOMBËTAR NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS

Përshëndetje të gjithëve!

30 vjet më parë ne kishim një ëndërr: Ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa! Pas 30 vjetësh kthehem këtu, për ta bërë Shqipërinë përsëri si gjithë Europa. Për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re, e cila mundohet ta përdhosë vendin. Ne kthehemi këtu për të luftuar korrupsionin, për të luftuar mafien.

I vihem në krah Presidentit të Republikës, për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që e kanë uzurpuar. Nuk kam ardhur këtu si mik i Ilir Metës, as si ndonjë përfaqësues i ndonjë partie politike. Asnjëherë nuk kam përfituar prej tyre, por kam ardhur këtu për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendi tonë. Ne nuk duhet ta lejojmë që vendi jonë të zbrazet.

Unë kam qenë emigrant kam lënë punët e mia dhe e di se çfarë do të thotë të vdesin prindërit dhe të mos arrish t’i shikosh? Të mos kesh për të ngrënë dhe të vuash dhe të shikosh në Parlamentin tënd, ata njerëz që janë pasuruar në mënyrë të pandershme që vishen më rroba firmato, ndërkohë që pensionistët nuk kanë para për të marrë ilaçet.

Prandaj ne jemi këtu të gjithë së bashku për t’i thënë neodiktaturës që nuk ka për të fituar. Çdo lloj salep-sulltani që mundohet të vendosë sulltanatin e tij në këtë vend, nuk do t’ia dalë kurrë.

Nuk do t’ia dalë kurrë të shkatërrojë Shqipërinë, ta zbrazë Shqipërinë. Shqipëria 30 vite më parë kishte ëndërr “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe unë them ne vetë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të gjithë bashkë, duke e shporrur pikërisht këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste për të mbrojtur Kushtetutën e vendit. Për të mbrojtur institucionet.

Faleminderit!

English l SPEECH BY EDMOND BUDINA, THE WELL-KNOWN ACTOR AND DIRECTOR, IN THE MAGNIFICENT NATIONWIDE MANIFESTATION IN PROTECTION OF THE CONSTITUTION

Hello to everyone!

Thirty years ago we had a dream: To make Albania like all of Europe! After 30 years I return here to make Albania again like all of Europe. To save it from this new dictatorship, that tries to desecrate the country.
We return here to fight corruption, to fight the mafia.

I stand by the President of the Republic to protect the Constitution from those who have usurped it. I did not come here as a friend of Ilir Meta, nor as a representative of any political party. I never took advantage of them, but i came here to defend democracy, the freedom and our country.

We must not allow our country to be emptied. I was an immigrant, I left my preoccupations and I know what it means for your parents to die and not be able see them. Not having to eat and to suffer and looking at your Parliament, those dishonestly enriched people who wear signature clothes, while pensioners have no money to buy medication.

This is why we are all here to tell the neo-dictatorship that it will not win. Any kind of salep-sultan who tries to establish his sultanate in this country will never succeed. Will never succeed in destroying Albania, and empty Albania. Albania, 30 years ago dreamt of “making Albania like all of Europe” and I say we will do it ourselves as all of Europe, all together, casting away this octopus that has nothing socialist and to defend the Constitution of the country. To protect the institutions.

Thank you!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkëlqyer si shembull i rezistencës titanike civile dhe qytetare kundër grushtit të shtetit, dhe frymëzim për mua, në betejën pa kthim të mbrojtjes së Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shkëlqyer si shembull i rezistencës titanike civile dhe qytetare kundër grushtit të shtetit, dhe frymëzim për mua, në betejën pa kthim të mbrojtjes së Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë.Edmond Budina, artist dhe regjisor i shquar, skenarist dhe Profesor i artit skenik, duke lënë të gjithë angazhimet e tij jashtë vendit, erdhi në Shqipëri, për t’ju bashkuar ashtu si 30 vite më parë Zërit të Popullit, Zërit të Zotit: Liri Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa!Jemi të nderuar, që PRANVERËN KUQEZI e udhëheqin dhe i janë bashkuar, intelektualët e shquar të kombit, si Edmond Budina, dhjetorist i demokracisë, që udhëhoqi studentët edhe për rrëzimin e diktaturës. 🇦🇱📌 FJALA E REGJISORIT TË SHQUAR, EDMOND BUDINA, NË MANIFESTIMIN MADHËSHTOR MBARËKOMBËTAR NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËSPërshëndetje të gjithëve!30 vjet më parë ne kishim një ëndërr: Ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa! Pas 30 vjetësh kthehem këtu, për ta bërë Shqipërinë përsëri si gjithë Europa. Për ta shpëtuar nga kjo diktaturë e re, e cila mundohet ta përdhosë vendin.Ne kthehemi këtu për të luftuar korrupsionin, për të luftuar mafien. I vihem në krah Presidentit të Republikës, për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që e kanë uzurpuar. Nuk kam ardhur këtu si mik i Ilir Metës, as si ndonjë përfaqësues i ndonjë partie politike. Asnjëherë nuk kam përfituar prej tyre, por kam ardhur këtu për të mbrojtur demokracinë, lirinë e vendi tonë. Ne nuk duhet ta lejojmë që vendi jonë të zbrazet.Unë kam qenë emigrant kam lënë punët e mia dhe e di se çfarë do të thotë të vdesin prindërit dhe të mos arrish t’i shikosh? Të mos kesh për të ngrënë dhe të vuash dhe të shikosh në Parlamentin tënd, ata njerëz që janë pasuruar në mënyrë të pandershme që vishen më rroba firmato, ndërkohë që pensionistët nuk kanë para për të marrë ilaçet.Prandaj ne jemi këtu të gjithë së bashku për t’i thënë neodiktaturës që nuk ka për të fituar. Çdo lloj salep-sulltani që mundohet të vendosë sulltanatin e tij në këtë vend, nuk do t’ia dalë kurrë. Nuk do t’ia dalë kurrë të shkatërrojë Shqipërinë, ta zbrazë Shqipërinë. Shqipëria 30 vite më parë kishte ëndërr “ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” dhe unë them ne vetë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, të gjithë bashkë, duke e shporrur pikërisht këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste për të mbrojtur Kushtetutën e vendit. Për të mbrojtur institucionet. Faleminderit!📌 English l SPEECH BY EDMOND BUDINA, THE WELL-KNOWN ACTOR AND DIRECTOR, IN THE MAGNIFICENT NATIONWIDE MANIFESTATION IN PROTECTION OF THE CONSTITUTIONHello to everyone!Thirty years ago we had a dream: To make Albania like all of Europe! After 30 years I return here to make Albania again like all of Europe. To save it from this new dictatorship, that tries to desecrate the country.We return here to fight corruption, to fight the mafia.I stand by the President of the Republic to protect the Constitution from those who have usurped it.I did not come here as a friend of Ilir Meta, nor as a representative of any political party.I never took advantage of them, but I came here to defend democracy, the freedom and our country. We must not allow our country to be emptied.I was an immigrant, I left my preoccupations and I know what it means for your parents to die and not be able see them. Not having to eat and to suffer and looking at your Parliament, those dishonestly enriched people who wear signature clothes, while pensioners have no money to buy medication.This is why we are all here to tell the neo-dictatorship that it will not win. Any kind of salep-sultan who tries to establish his sultanate in this country will never succeed.Will never succeed in destroying Albania, and empty Albania.Albania, 30 years ago dreamt of "making Albania like all of Europe" and I say we will do it ourselves as all of Europe, all together, casting away this octopus that has nothing socialist and to defend the Constitution of the country. To protect the institutions. Thank you!

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 4. März 2020