Aplikimet tek Avokati i Popull – Vettingu, ja emrat që iu përgjigjën SHBA e BE. Vlahutin: Nisi hapi i parë

850
“Hapi i parë i reformës në drejtësi nisi dje me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit” deklaroi sot ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin e pranishme në publikimin e gjetjeve të raportit mbi besimin në qeverisje 2016.
“Kemi dy vite që luftojmë për të ngritur nivelin e besimit. Hapi i parë i reformës në drejtësi nisi dje. Kanë qenë më shume se 100 aplikime. Do të kete edhe kundershtime, nga ata që kane interesa personale” tha Vlahutin duke shprehur besimin se me reformën në drejtësi institucionet do të forcohen
Janë 100 kandidatë aplikues që kanë shprehur interesin për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, deri në datë 08.02.2017, ora 20:30.
Ne faqen e Avokatit te Popullit jane publikuar dhe emrat që kanë bërë aplikimet pranë zyrës së protokollit të institucionit të Avokatit të Popullit:
1. Gentian Gurra
2. Nejla Peka
3. Amarila Ulqinaku
4. Axhem Çeta
5. Hektor Muçaj
6. Artan Gjylbegaj
7. Gëzim Cenaj
8. Luan Daci
9. Noreta Kalcuni
10. Krenar Ahmeti
11. Petrit Agaj
12. Rozeta Starja
13. Fildes Shuli
14. Sergjio Marseku
15. Pal Shkëmbi
16. Bujar Madari
17. Genta Tafa
18. Arben Leme
19. Bledar Cenameri
20. Kostandin Kazanxhi
21. Bledar Ilia
22. Moris Backa
23. Heral Saraçi
24. Shqipe Halilaj
25. Erinda Duraj
26. Elvis Zaimi
27. Sokol Lamaj
28. Albana Tusha
29. Edlira Byko
30. Rezarta Tahiraj
31. Valbona Sanxhaktari
32. Pamela Qirko
33. Olsi Konici
34. Eniela Agolli
35. Xhensila Pine
36. Sokol Como
37. Ibrahim Disha
38. Xhabir Zejnuni
39. Tedi Minga
40. Driesa Pepi
41. Milen Lako
42. Arbër Shehu
43. Davis Visari
44. Majlind Shkira
45. Eduard Jani
46. Genci Bilali
47. Eliverta Muco
48. Idlir Tivari
49. Vojo Malo
50. Altin Peza
51. Benjel Pajolli
52. Saimir Kraja
53. Brikena Zyli
54. Ardia Hajdari
55. Rezarta Schultz
56. Rezarta Abdiu
Ndërkohë në rrugë elektronike janë paraqitur mbi 50 kërkesa apo shprehje interesi, por që aplikantët janë orientuar për të paraqitur dokumentacionin përkatës në një nga format e aplikimit deri në datë 09.02.2017 ora 20:30 pranë zyrave të Avokatit të Popullit, nëpërmjet postës zyrtare ose në rrugë elektronike deri në orën 23:59.
Shënim i Avokatit te Popullit: Kësaj liste krahas kërkesave të depozituara pranë zyrave të Avokatit të Popullit apo edhe kërkesave të ardhura në rrugë elektronike, deri në datë 09.02.2017, kur ështe edhe afati i fundit i aplikimit, do t’i bashkëngjiten edhe kërkesat e ardhura në rrugë postare
Avokati i Popullit bën edhe njëherë thirrje për sa më shumë gjithëpërfshirje në këtë proces me rëndësi jetike për shqiptarët. “Është koha e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Është një moment kthese për Atdheun tonë”.
Sigal