Ndarja nga jeta e artistes Liliana Cingu, reagon Meta: Vlerë e trashgimnisë kulturore! I paharruar kujtimi i saj

31
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së Liliana Cungu.

Në një postim në Facebook, Meta ndan ngushëllimin e tij duke shkuar se kontributi i saj do të mbetet gjithmonë i respektuar, frymëzues dhe i paharruar.

Postimi:

“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të artistes tonë të madhe Liliana Cingu, “Nderi i Kombit”, njërës prej emblemave të jashtëzakonshme të artit dhe kulturës.

Falë mjeshtërisë së rrallë në interpretimin e valleve shqiptare, kontributi i saj i vyer për promovimin e denjë të vlerave të trashëgimisë tonë të pasur kulturore dhe përçimi i tyre tek brezat e artistëve të rinj do të mbetet gjithmonë i respektuar, frymëzues dhe i paharruar.

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!”

Image