Artistja e madhe Lili Cingu ka ndërruar jetë. Liljana Cingu e cilësuar si “Perëndeshë e valleve shqiptare” është dekoruar me dekoratën e lartë “Nder i Kombit”.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në një postim të dedikuar vallëtares ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta dhe theksoi se: “Artistja Liljana Cingu “Nderi i Kombit” do të mbetet në kujtesën e shqiptarëve si ikona e valles shqipe”.





















