Natasha Ahmetaj është një nga kandidaturat e PS-së për KM-në e BSH-së

743
Sigal

Në mbledhjen e  Grupit Parlamentar të PS-së të së hënës, e cila zgjati rreth 60 minuta, u diskutua edhe kandidaturat që do të japë maxhoranca për në Këshillim Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili deri tani ka mbetur me 4 anëtarë, të cilët janë, Kryetarja e KM-së, zonja Gjoni, Milo, Meksi dhe Kule. Siç  mësojmë nga burime tepër konfidenciale, se në këtë mbledhje është diskutuar edhe për Guvernatorin e ri të BSH. Burime nga kjo mbledhje pohojnë për gazetën “Telegraf” se grupi parlamentar i PS-së përzgjedh 2 kandidaturat për Këshillin Mbikëqyrës së BSH. Ata janë Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. Ndërsa në këtë mbledhje u ra dakord që PS-ja do të mbështetë edhe kandidaturën e zotit Gent Sejko, si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, i cili, pas dekretit të Presidentit Nishani, për kandidat si Guvernator, është propozuar edhe nga vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, që të jetë anëtar i KM-së të BSH-së. Kjo, mbase ka të bëjë edhe me qëndrimin që do të mbajë PS-ja dhe maxhoranca në përgjithësi, për të votuar, apo rrëzuar dekretin e Nishanit për Gent Sejkon si Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë