Mustafaj: Alibeaj po mban gjallë frymën e konfliktit në PD

172
Sigal

Ish-deputeti Besnik Mustafaj, i ftuar në një emision u shpreh se vajtja e Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD ishte gjëja më e mirë, duke shtuar se sjellja e tyre aspak triumfaliste përballë kundërshtarit ishte e duhura.

“Për mua ishte sjellja e përshtatshme nga Berisha dhe mbështetësit e Komisionit të Rithemelimit që shkuan në PD, sepse ata nuk treguan ndaj Alibeajt apo të tjerëve asnjë sens triumfalist, çdo sjellje triumfaslite do të ishte e papërshtatshme”, tha Mustafaj.

Sa i përket deklaratave të bëra nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj dhe ankimimit të vendimit të gjykatës, Mustafaj tha se kjo nuk tregon atë që përsëritet në retorikën e përditshme, thirrjes për bashkim.

Sipas tij, Alibeaj dhe të tjerët me atë që po bëjnë duket sikur po punojnë kundër bashkimit.

“Për vazhdimi i kësaj retorike tani ata i nxjerr jo vetëm jashtë realitetit por i bën dashje pa dashje si ushttarë që kërkojnë dëmtimin. Ata po shtojnë dëmin duke mbajtur para opinionit publik një konflikt që është zgjidhur nga gjykata dhe nga anëtarësia. Mbajtja gjallë e këtij konflikti dëmton idenë e bashkimit”, tha Mustafaj.